Grisni mandatet që mos t’ju grisë historia

Ambasada e SHBA sapo ka zyrtarizuar qëndrimin kërcënues nominal ndaj çdo deputeti të Kuvendit duke i ftuar ata që nesër ora 11.00 të paraqiten në Ambasadën Amerikane për t’u njohur me pasojat individuale që ata do kenë për të ardhmen politike.

Në këto kushte nga dje kur ambasadori Lu u tubua në krye të protestës poshtë zyrave të Ilir Metës shihet qartas që ky Kuvend nuk njihet si legjitim nga faktori ndërkombëtar. Pas projektit për ta vasalizuar Shqipërinë më keq se Kosova nëpërmjet sovranitetit të kushtëzuar në pushtetin gjyqësor, përfaqësuesit diplomatik kanë delegjitimuar dhe gjunjëzuar 140 përfaquësuesit e zgjedhur në 23 qershor 2013. Nga ajo kohë brenda dhe jashtë Shqipërisë ky Kuvend mori damkën e krimit për shkak të 31 deputetëve që kishin rekorde veprash penale në Shqipëri por edhe Europë. PD e cila përkohësisht fitoi kalin e betejës për dekriminalizimin duket se po humbet finalen në marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

PD gaboi me hezitimin për të bojkotuar parlamentin e krimit sepse i lezetonte karrigia e deputetit me parimin shtyje sa ta shtysh dhe kap çfarë të kapësh. Sot deputetët e PD dhe LSI s’janë më pëfaqësues të sovranit por viktima të presionit dhe ata duhet të zgjedhin ose të ruajnë integritetin personal ose të bëjnë pakt diplomatik duke votuar atë çfarë kërkojnë të huajt. Por as njëra dhe as tjetra nuk është më në dorën e tyre.

Demokratëve dhe LSI u ka mbetur vetëm një alternative, të votbesohen jo më para Kuvendit të bandave dhe as ambasadorëve të huaj që kërcënojnë. Ata duhet të grisin mandatin për t’ia lënë shqiptarëve të vendosin sepse vetëm populli mund të jetë gjyqtari më i mirë.

Populli në këtë reformë u përjashtua madje nuk pati as fatin e popullit amerikan sepse ambasadori Lu nuk ofroi as modelin e Jurisë në Gjykim ku populli merr pjesë në vendimarrje gjykate por as në zgjedhjen e gjyqtarve me votë nga qytetarët ashtu si populli amerikan voton në disa nivele. Grisni mandatet që mos t’ju grisi historia…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button