Të kthehet linja ajrore Shkup ­ Podgoricë ­ Sarajevë, kërkojnë punonjësit turistik nga rajoni

Kthimi i linjës ajrore Shkup – Podgoricë – Sarajevë, ndërtimi i autostradës Shkup – Prishtinë dhe lidhja e saj me autostradat Prishtinë – Prizren dhe Prizren – Tiranë, janë projektet kryesore të infrastrukturës për intensifikimin e turizmit në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri. Për tërheqjen të sa më shumë turistëve të huaj në rajon, veçanërisht të vendeve më të largëta si SHBA-ja, Kanadaja, Koreja e Jugut, Malajzia…, është i domosdoshëm krijimi i ofertës së përbashkët dhe promovimi në tregjet e treta.

Ky është mesazhi prej konferencës së sotme për shtyp që e organizoi Oda turistike-hotelerike në kuadër të Lidhjes së odave ekonomike (LOE), e në të cilën morën pjesë ambasadorët e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe BeH, Fatos Reka, Dhushanka Divjak Tomiq, Predrag Mitroviq, Lepa Babiq.

Turizmi, nënvizuan ambasadorët, nuk është vetëm ushqim dhe akomodim, por përfshin edhe shumë aspekte, ndërsa më të rëndësishme janë infrastruktura dhe transporti.

Sipas tyre, target të ofertave të cilat do të krijohen duhet të jenë, para së gjithash, turistët të cilët i vizitojnë vendet fqinje Sllovenia, Kroacia, Rumania, Bullgaria,… Në këtë paketë do të ishte mirë të kyçen edhe Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, BeH dhe Shqipëria.

“Gjithsej 240.000 turistë nga Koreja e Jugut vitin e kaluar i kanë vizituar Slloveninë dhe Kroacinë, por asnjë prej tyre nuk ka ardhur tek ne, përmendi kryetari i odës turistike – hotelerike”, Arkan Kerim.

Ai e potencoi rëndësinë e ndërtimit të autostradës Shkup – Prishtinë dhe lidhjen e tij me autostradat Prishtinë – Prizren dhe Prizren – Tiranë pasi që në këtë mënyrë, tha, udhëtimi nga Shkupi drejt Sarajevës do të shkurtohej nga 16 aktual, në 11 – 12 orë.

“Sot më shpejtë arrihet prej Shkupit deri në Rio, për 12 orë, sesa prej Shkupit drejt Sarajevës me ç’rast ju nevojiten 16 orë të plota”, tha Kerim.

Për ambasadoren e BeH-së, Lepa Babiq, epërsia në rajon qëndron në atë se ka oferta të cilat i kënaqin kërkesat turistike globale. Edhe sipas saj, prioritare është vendosja e linjës ajrore Shkup – Podgoricë – Sarajevë, me mundësi që më tej të bashkohet edhe Tirana.

Ambasadori Reka gjithashtu porositi se është e domosdoshme që vendet e rajonit të fokusohen në lidhjen midis tyre dhe krijimin e ofertës së përbashkët. Numri i turistëve nga Serbia vitin e kaluar në krahasim me vitin 2013, është rritur prej 38.127 në 43.613. Rritje është vërejtur edhe te numri i turistëve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe BeH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button