Doli në qarkullim libri “Lufta e Diplomacisë – Ndikimet e diplomacisë në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni”

Është botuar libri “LUFTA E DIPLOMACISË – Ndikimet i diplomacisë në konfliktin e vitit 2001 në Maqedon” me autor Fejzulla Arifi.

Ky libër paraprihet nga një tjetër vepër me karakter filozofik që titullohet “Në brendësitë e unit”. Autori vazhdon të ketë një aktivitet hulumtimesh rreth shkencave shoqërore me theks të veçantë në sferat politike.

Recensent i librit është Dr. Etem Aziri, redaktor gjuhësor Agim Avdiu dhe ballina është përgatitur nga Milaim Mustafa. Botues i librit është Shoqata për Arsim dhe Kulturë “Lexo”.

Biografia e autorit

Fejzulla Arifi është i lindur më 1968 në fshatin Sllupçan, Komuna e Likovës. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm në qytetin e Kumanovës. Studimet deridiplomike i mbaroi në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në fakultetin Filozofik, dega e Sociologjisë. Studimet pasdiplomike mbaroi në kuadër të fakultetit të Administrimit Publik, Shkencat Politike – Diplomaci, në UEJL.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button