Tiranë, tubim solidarizues për Turqinë pas tentativës për grusht shteti

Dhjetëra qytetarë shqiptarë të ardhur nga disa qytete të vendit, si dhe qytetarë turq që jetojnë në Shqipëri kanë organizuar sot një tubim solidarizues për Turqinë dhe udhëheqësit e saj pas tentativës për grusht shteti ndërmarrë nga pjesëtarët e organizatës terroriste FETÖ, raporton Anadolu Agency (AA).

20160717_2_18068218_12324854_Web

Qytetarët e mbledhur në sheshin para Piramidës në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke brohoritur me slogane në mbështetje të Turqisë, mbanin në duar flamujt e Turqisë dhe Shqipërisë.

Pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e plotë për popullin turk dhe udhëheqësit e Turqisë, duke uruar që ky popull të vazhdojë rrugën e tij në paqe dhe harmoni.

20160717_2_18068218_12324852_Web

Ndërkohë tubime të tilla të ngjashme ka patur edhe në Maqedoni dhe Kosovë.
Kujtojmë se gjatë të premtes në mbrëmje një grup i ushtarëve pjesëtarë të organizatës terroriste FETÖ tentuan që të kryejnë grusht shteti në Turqi, por pas reagimit të popullit dhe qeverisë kjo tentativë u parandalua.

Shqiperi Turqi flamur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button