5 strategji disiplinimi që do të ndryshojnë qëndrimin mosmirënjohës të fëmijës suaj!

“Pse vetëm këto më keni blerë?”, “Unë asnjëherë nuk lejohem të shkoj në vendet që kam qejf!” – janë shprehje që çdo prind i ka hasur në momentet mosmirënjohëse të fëmijëve të tyre.

Megjithëse është normale të ketë moment të tilla, disa fëmijë e thellojnë qëndrimin e tyre mosmirënjohës me kalimin e kohës. Nëse fëmija juaj shfaq sjellje mosmirënjohëse më shumë nga sa mund të duroni, këtu janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të ndryshoni qëndrimin e tij:

Vërjani në dukje me butësi por me vendosshmëri qëndrimin e tij mosmirënjohës

Kur e vëreni se fëmija juaj shprehet në mënyrë mosmirënjohëse, komunikojani specifikisht atë që ju shqetëson, pa e qortuar dhe pa e ofenduar. Për shembull thoni “Të ankohesh që ke marrë shumë pak dhurata është një sjellje mosmirënjohëse. Familjarët dhe miqtë ishin shumë të sjellshëm që morën kohën të të blinin diçka”.

Punoni në edukimin e empatisë

Fëmijët kanë nevojë për ndihmë për të kuptuar si ndikon sjellja e tyre tek të tjerët, ndaj është e rëndësishme që tu mësoni atyre empatinë. Komunikojini fëmijës suaj se si ndjeheni kur ajo iu thotë “Ti asnjëherë nuk më çon diku që të argëtohem”. Pyeteni si mendon ajo se ndjehen të tjerët kur ajo ankohet, tallet apo nuk i vlerëson ata. Mësojeni fëmijën të reagojë me konsideratë për të tjerët.

Lejojini privilegjet vetëm kur meritohen

Fëmijët nuk mësojnë të jenë mirënjohës nëse nuk u krijohet mundësia të fitojnë vetë privilegjet. Lidhni privilegjet të tilla si takimi me shoqet apo koha në kompiuter vetëm me sjellje të mira.Mos e ngatërroni korruptimin me shpërblimin. Korruptimi i fëmijës thjesht rrit mosmirënjohjen ndërsa një sistem shpërblyes do ta ndihmojë të ndjehet mirë për arritjet e saj dhe në këtë mënyrë ajo do ta vlerësojë më shumë privilegjin e fituar.

Ndërmerrni hapa për të nxitur mirënjohjen

Një nga hapat më të rëndësishëm për të nxitur mirënjohjen është modelimi i qëndrimit mirënjohës nga vetë ju. Flisni vazhdimisht për gjërat për të cilat ju vetë jeni mirënjohës. Shprehni mirënjohje për gjëra që shpesh duken të zakonshme si për shembull një pamje e bukur apo shëndet i mirë.

Fokusohuni në dhënjen e ndihmës për të tjerët

Bëjeni zakon ta merrni fëmijën me vete kur ndihmoni një fqinj apo një të afërm. Përfshijeni atë direkt në plotësimin e nevojave të personave që kanë nevojë për ndihmë. Dhënja e ndihmës për personat që kanë nevojë për të do ta ndihmojë fëmijën tuaj të zbehë qëndrimin egoist dhe të rritë dhembshurinë. Rrjedhimisht do të jetë më pak i përkëdhelur apo mosmirënjohës dhe do të fokusohet në atë që jep më shumë sesa në atë që meriton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button