Maqedoni, dënim për personat që nuk respektojnë lëvizjen nëpër pyje!

Qendra për Menaxhim me Kriza apelon  qytetarët të kenë kujdes në lëvizjen  nëpër zonat  pyjore si dhe kujdes aktivieteteve nëpër fusha.

Lëvizja nëpër pyje është e ndaluar  nga ora 7.00 deri në 17.00  dhe vlen deri më 15 gusht. Dënimi për personat që nuk e respektojnë lëvizjen në pyje është nga 1500 deri në 2000 euro, ndërsa për djegie të kashtës apo dicka tjetër, dënimi është nga 1500 deri në 3000 euro.

“Faktor kryesor për nisjen e zjarrit është  faktori njeri.Vitin e kaluar kishte gjithsej 606 zjarre në të cilën në sipërfaqet pyjore kishte 154 zjarre  dhe në  ambient të hapur   198” – thanë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, njofton MRTV.

Monitorimi satelitor për  zbulimin e hershëm të zjarreve ,u ndihmon kompetentëve  në kohë të detektojnë vendin  dhe të veprojnë shpejt  në kohë. Nga qendra thone se te dhenat e fundit flasin per zvogëlim të rasteve të shpërthimit të zjarreve .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button