Rreth 6 mijë të arrestuar pas tentativës për grusht shteti në Turqi

Së paku 6 mijë persona janë arrestuar anembanë Turqisë nën dyshimin se kanë lidhje me tentativën e së premtes për grusht shteti, deklaroi ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ, raporton Anadolu Agency (AA).

Më herët qeveria kishte bërë njoftimin për 3.000 të arrestuar nga radhët e personelit ushtarak, ndërkohë që një prokuror i lartë mbrëmë urdhëroi arrestimin e rreth 2.750 gjykatësve për lidhje me organizatën terroriste Fetullah, me pretendimin se ajo qëndron prapa grushtit të shtetit.

“Do të vazhdojë procedurat ligjore. Ky do të jetë procesi më i gjerë në historinë e Turqisë”, tha Bozdağ për transmetuesin publik TRT duke premtuar se të përfshirët do të marrin çmimin e merituar.

Tentativa e marrjes së pushtetit thuhet të ketë qenë e organizuar nga mbështetësit e Fetullah Gylenit, i cili akuzohet për një fushatë të gjatë për të përmbysur qeverinë përmes përkrahësve të tij brenda shtetit, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Bozdağ përsëriti thirrjen e presidentit Erdogan drejtuar SHBA-ve që të ekstradojnë Gylenin. “Mbrojtja [e Gylenit] do të dobësojë pozitën e SHBA-ve dhe të dëmtojë reputacionin e saj”, tha ai.

“Besoj se SHBA-të nuk do të mbështesin dikë që kreu këto akte kundër Turqisë”, përfundoi ministri Bozdağ.
Tentativa për grushti shteti në Turqi shkaktoi vdekjen e 181 njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button