Pesë arsye të dështimit të grushtshtetit në Turqi

Ushtria e Turqisë ka arritur të marrë direkt pushtetin tri herë qysh në vitin 1960. Përse ka dështuar përpjekja e fundit për grushtshtet? Abbas Djavadi i Radios Evropa e Lirë ka bërë një analizë dhe sjell pesë aryse:

Mungesa e mbështetjes publike

Tre grushtshtetet e para janë pritur shumë mirë nga një publik i etur për “paqe dhe rend”, pas periudhave të grindjeve sociale dhe dhunës. Këtë herë, nuk ka pasur mbështetje të tillë publike për komplotuesit e grushtshtetit. Në fakt, turma të mëdha njerëzish i janë përgjigjur thirrjes dramatike të presidentit Recep Tayyip Erdogan për të dalë në rrugë dhe për të kundërshtuar grushtshtetin.

Këtë herë (me sa duket) nuk ishin sekularistët

Ushtria e Turqisë, prej kohësh, e ka konsideruar veten mbrojtëse të Kushtetutës laike të vendit. Në grushtshtetet e kaluara, ajo ka marrë pushtetin nga qeveritë civile që i ka konsideruar rrezik për rendin laik. Këtë herë, autoritetet nuk kanë fajësuar sekularistët, por një figurë ferare, Fetullah Gulen, kritik i Erdoganit, që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Dy partitë më të mëdha opozitare kanë dalë po ashtu në mbështetje të qeverisë, duke thënë se përvoja e hidhur nga grushtshtetet e kaluara ushtarake nuk duhet të lejohet të përsëritet.

Policia dhe komplotuesit e grushtshtetit ishin në anë të ndryshme

Në rastet e mëparshme, policia ka respektuar udhëheqësit e rinj të Turqisë, pas marrjes së kontrollit nga ushtria. Në ditët e sotme, policia shihet si më e afërt me qeverinë. Zyrtarët e policisë kanë arrestuar dhjetëra ushtarakë të rebeluar.

Komplotuesit e grushtshtetit ishin pjesë e vogël e ushtrisë

Edhe qeveria, edhe opozita kanë vlerësuar se kryengritësit kanë përbërë maksimum 10-20 përqind të ushtrisë. Në të kaluarën, ushtria ka ndërhyrë si e tërë.

Mbyllja e mediave është më e vështirë

Në rastet e mëparshme, komplotuesit e grushtshtetit kanë marrë kontrollin e televizionit dhe radios shtetërore. Por, në rastin e fundit, lajmet janë shpërndarë falë televizioneve joshtetërore, kryesisht nga CNN turk, pastaj platformat Twitter dhe WhatsApp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button