OSBE reagon pas tentativës për grusht shteti

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar ndaj tentativës  për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i OSBE-së dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Lamberto Zannier kanë bërë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Në deklaratën ku thuhet se OSBE është thellësisht e shqetësuar për tentativën e grushtit të shtetit nga ana e një grupi në ushtri, bëhet thirrje për respekt ndaj institucioneve demokratike në vend.

Steinmeier, ka theksuar se fakti që parlamentarët kanë treguar kurajo në mbrojtjen e parimeve të demokracisë, është inkurajuese.

“Dënoj me forcë çdo tentativë të ndryshimit me rrugën e dhunës të sistemit demokratik në Turqi. Është detyrë respektimi i institucioneve demokratike në Turqi. Ftoj të gjithë ata që kanë përgjegjësi të jenë të lidhur dhe të respektojnë parimet demokratike dhe të mënjanojnë gjakderdhje të mëtejshme”, ka shtuar Steinmeier.

Ndërsa Zannier ftoi institucionet shtetërore për vëmendje. Duke pohuar se janë të gatshëm të ndihmojnë Turqinë, Zannier u shpreh: ”Shteti i drejtësisë, demokracia, të drejtat e njeriut dhe liria e medias duhet të jenë përpara çdo gjëje.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button