BE: Mbështetje të plotë për institucionet demokratike të Turqisë

Bashkimi Evropian ka dënuar tentativën e zmbrapsur të grushtit të shtetit nga FETÖ, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini me Komisionerin e BE-së përgjegjës për Zgjerimin, Johannes Hahn, kanë bërë një deklaratë të përbashkët me shkrim.

Në deklaratën ku përdoret shprehja “dënojmë tentativën për grushti shtetit në Turqi dhe ripërsërsim mbështetjen e plotë ndaj institucioneve demokratike të Turqisë”, theksohet se ata janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke dhe se po ndjekin nga afër situatën.

Gjithashtu në deklaratën ku shprehet keqardhje për vdekjet e ndodhura dhe ku kërkohet që të veprohet me përgjegjësi në mënyrë që të parandalohen humbjen e mëtejshme të jetëve dhe ti jepet fund përdorimit të dhunës, thuhet gjithashtu që “BE-ja është në solidarizim me Turqinë dhe popullin e saj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button