Të gjithë grushtet e shtetit që shënuan historinë e Turqisë

Që nga viti 1960 e deri tek ai i 15 korrikut

Nëse do të kishte rezultuar i suksesshëm ai i mbrëmjes së të premtes do të kishte qenë grushti i katërt i shtetit në Turqi që nga viti 1960. Ushtria prej krijimit të saj konsiderohet si rojtarja e laicitetit të vendit.

Ai i 15 korrikut do të kishte qenë grushti i katërt i shtetit nga ushtria në Turqi nëse do të kishte rezultuar i suksesshëm. Ushtria turke që prej krijimit të saj ka qenë gjithnjë rojtarja e laicitetit të vendit kundër cdo përpjekjeje derivimi fetar apo autoritar. Kështu vendosi gjenerali Atatürk, themelues i Turqisë modern post otomane, e cila doli e mundur nga Lufta e Parë Botërore. Grushtet e mëparshme të shtetit kanë ndodhur pothuajse cdo dekadë, përkatësisht nëvitet 1960, 1971 e 1980.
27 maj 1960 – Në kulm të Luftës së ftohtë, gjenerali Qemal Gursel, rrëzoi me forcë nga posti I tij presidentin Xhelal BAiar dhe kryeministrin Adnan Menderes, partia demokratike e të cilit kishte hyrë në konflikt me opozitën, duke hequr nga fuqia dhe ndalimet e urdhërat në bazë të besimit fetar. Menderes u ekzekutua, sistemi u rikthye nën kontrollin civil në tetor të 1961-shit, por ushtarakët vijuan të kontrollonin politikën në hije deri në vitin 1965.
12 mars 1971 – Në një moment krize ekonomie dhe tensioni të fortë sociale, krerët e forcave të armatosura, të drejtuara nga gjenerali Faruk Gurler, ndërhynë për të rivendosur rendin, me anë të një memorandum të dërguar kryeministrit Sulejman Demirel në të cilin kërkohej instalimi i një qeverie të fortë dhe të besueshme, frymëzuar nga këndvështrimi i Ataturk. Nuk pati përdorim force, por qeverisë iu kërkua që të jepte dorëheqjen përballë kërcënimit për një ndërhyrje ushtarake. Demirel dha dorëheqjen po atë ditë dhe ndërhyrja e ushtarakëve hyri në histori si grushti i memorandumit dhe fenomeni u cilësua si një grusht shteti i memorandumit.
Por dhe pas ndërhyrjes ushtarake të 1971-shit, ngërci ekonomik vazhdoi për gjithë vitet ’70, ashtu si dhe paqëndrueshmëria, tensioni që coin ë ndërrimin e 11 qeverive, dhe me një përshkallëzim dhune politike mes grupeve të së djathtës dhe të majtës, duke shënuar mijëra viktima. Vendi ishte në prag të luftës civile.
12 shtator 1980 – Pasi u diskutua për rreth një vit, qeveria u shpërnda dhe u vendos ligji ushtarak, edhe partitë u shpërndanë dhe kushtetuta u pezullua. Gjenerali Kenan Evren, I cili drejtoi grushtin e shtetit u president dhe admirali Bulend Ulusu kryeministër. Qeveria e ushtarakëve solli pak qëndrueshmëri, u hartua kushtetuta e re për një republikë presidenciale e cila u aprovua për referendum në vitin 1982. Evren ishte president për shtatë vjet, gjatë të cilëve ekonomia në vend u stabilizua dhe u rrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button