Ja në cilat vende pati sukses grusht – shteti (VIDEO)

Grusht – shteti ose Puç (Coup d`etat – në frëngjisht) është tentativë dhe më së shpeshti e dhunshme për shembjen e pushtetit në një shtet, njofton Portalb.

Puçin më së shpeshti e kryejnë grup i vogël ushtarak ose grup politik. Ky është edhe dallimi mes grusht – shtetit dhe revolucionit, në të cilën ka kryengritje në masë të madhe të popullit.

Si zakonisht, qëllim i grushtit të shtetit është rrëzimi i qeverisë ose rrëzimin e pushtetit diktatorial.

Ndryshime më karakteristike që kanë sjellë grushtet – shtetërore në vitet e fundit janë:

  • 2009 Honduras – Armata e shtetit e largoi kryetarin Manuel Zeleja
  • 2012 Mali – Ushtria e rrëzoi nga pushteti kryetarin e shtetit, Adamy Tumani Ture.
  • 2013 Egjipt – Armata e rrëzoi nga pushteti kryetarin e shtetit, Mohamed Morsi
  • 2014 Tajlandë – Ushtria tajlandeze e mori në kontroll qeverinë dhe e suspendoi kushtetutën
  • 2014 Jemen – Rebelët nga Houthi e rrëzuan kryetarin e Jemenit, Abdrabuh Mansur Hadi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button