Turqi, mbi 2.800 ushtarë të arrestuar për grushtin e shtetit; viktimat rreth 160

Janë 2.893 ushtarakët e arrestuar deri tani nga autoritetet turke, pas dështimit të grushtit të shtetit ndaj presidentit Erdogan.Kryeministri turk Binali Yildirim ka deklaruar se në kushtetutën e vendit nuk parashikohet dënimi me vdekje, por qeveria do të shqyrtojë ndryshime ligjore për t’u siguruar që përpjekje të tilla të mos përsëriten më.Ndërkohë, organizmi shtetëror turk që ka nën kontroll gjyqtarët dhe prokurorët ka shkarkuar nga detyra 2.745 funksionarë në të gjithë vendin.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Anadolu”, sipas të cilës vendimi është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, këtë të shtunë, transmeton Top Channel.

I njëjti burim shton se mbledhja kishte si qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të dyshuar për lidhje me figurën fetare myslimane Fethullah Gulen, që jeton në SHBA dhe që është akuzuar për nxitje të grushtit të dështuar.

Ndërkohë, të dhënat e fundit sa i takon bilancit të viktimave flasin për më shumë se 190 persona të vdekur. Sipas një zyrtari të lartë të policisë, viktimat janë 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si komplotistë. Ndërsa të plagosurit janë 1.154.

____________________________________________
10:31 – Kryetari i Kryesisë së Çeshtjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez, Patriku i Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeos dhe përfaqësuesi i Musevive në Turqi Isak Haleva kanë publikuar një deklaratë të përbashkët ku shprehen:
“Nga do dhe nga kushdo që të vijë terrori dhe dhuna kurrë nuk mund të quhen si të drejta dhe nuk mund të mbrohen. Të vrasësh një njeri është njësoj sikur të vrasësh gjithë njerëzimin dhe nuk mund të pranohet kurrë nga njerëzimi. Për këtë arsye ne i bëjmë thirrje të mënjanohet terrori. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’ia arritur kësaj.’’

10:03 – Pas tentativës për kryengritje nga një pjesë e vogël në ushtrinë turke e cila i përkiste organizatës terroriste FETÖ, kanë reaguar Ambasadat e Turqisë në vendet e Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët ata janë shprehur: ”Ngjarjet në Turqi është përpjekje për një grusht shteti kundër një qeverie të zgjedhur. Me një unitet dhe solidaritet populli ynë është vënë kundër këtij dukurisë. Presidenti dhe Qeveria aktuale vazhdojnë të jenë në detyrë. Kjo nuk është një ngjarje cila e përfshinë Forcat e Armatosura Turke në tërësi. Është aktivitetet të një grupi brenda Forcave të Armatosura Turke dhe kundër këtij populli ynë ka dhënë përgjigjën e duhur.”

09:40 – Në ngjarjet e ndodhura si pasojë e përpjekjes për kryengritje të Organizatës terroriste të armatosur FETÖ njoftohet se në të gjithë Turqinë, 90 persona kanë rënë dëshmorë, dhe 1.154 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka deklaruar se numri i personave të arrestuar ka shkuar në 1.563.

09:00 – Ushtria ka kryer operacion ndaj Komandës Kryesore së 4-të të Bazës Avione ku ka shpëtuar Sehfin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneralin e Përgjithshëm Hulusi Akar. Akar është duke u dërguar në zonë të sigurt.

08:44 – Ushtarët që okupuan Urën e Bosforit u dorëzuan. Ndërsa u burgosën 50 ushtarë, qytetarët që u ngjitën mbi tanke manifestuan gëzim.

08:21 – Njoftohet se në kuadër të hetimeve të nisura në lidhje me përpjekjen për grusht shteti të anëtarëve të organizatës terroriste seperatiste FETÖ/PDY, në tërë Turqinë janë arrestuar 754 anëtarë të Forcave të Armatosura turke.

08:12 –Sipas informatave të marra nga Ministria e punëve të brendshme, janë arrestuar 336 anëtarë të organizatës terroriste që bëri përpjekje për grusht shteti, FETÖ.

08:07 – Presidenti Erdogan: “Kompania e Fluturimeve Turkish Airlines ka filluar me linjat. Në Ankara ka një problem të vogël. Do të hapet edhe në Ankara. Nuk duhet të ndahemi prej këtu derisa të normalizohet gjendja. Edhe unë nuk do të ndahem.”

06:20 – Ministri i drejtësisë seë Turqisë Bekir Bozdağ: ”Kryeprokurorët Publik në Ankara, Stamboll dhe të gjithë qytetet kanë filluar hetim në lidhje me këtë. Arrestimet mundet që shkojnë vetëm nëpërmjet Stambollit dhe Ankaras, por në shumë vende të tjera të Turqisë janë duke u kryer paraburgime dhe arrestime”

06:00 – Në Turqi situata ka filluar të normalizohet, ndërsa ekipi i Portalb.mk në bashkëpunim me agjencinë e lajmeve Anadolu Agency, përmes kësaj dritare do ti’u sjell lexuesve çdo informacion që vjen nga Turqia pas tentimit për grusht shtet natën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button