Intelegjenca turke: Grusht-shteti dështoi, Erdogan deklarohet (FOTO+VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka deklaruar se tentimi për grusht shtet ka dështuar sepse “s’ka asnjë fuqi që është mbi dëshirën e popullit”.

“Të gjithë ata që tentuan të bëjnë grusht shtetin e befasishëm do të marrin përgjigjen e merituar, pavarësisht çfarë institucioni përfaqësojnë. Tradhtarët do të dënohen keq. Me këtë gjest Zoti na ndihmoi të pastrohemi nga tradhtarët”. Komentet i beri pasi u bashkua turmave të njerëzve në Stamboll pasi ka ardhur nga Bodrumi, ku po kalonte pushimet e tij me familje.
Ai tha se hotelin ku ka qëndruar ai në Marmaris e kanë bombarduar puçistët, njëtë edhe aeroportin, duke menduar se ai ende ështe atje.

Edhe kryekëshilltari i Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT) Nuh Yilmaz në Turqi ka njoftuar se tentativa për grusht shtet në Turqi ka dështuar, ndërkaq është liruar shefi i shtabit ushtarak në Turqi, Hulusi Akar.

Dhjetëra ushtarë që ishin pjesë e grusht shtetit janë arrestuar nga Policia e shtetit, ndërsa raportimet nga Turqia thonë se edhe disa prijës të kësaj tentative janë arrestuar në selinë e Televizionit Shtetëror të Turqisë.

Më poshtë mund t’i shihni se si kanë rrjedhur ngjarjet minutë pas minuti:

—————————————————————————————————————–
Raportimet minutë pas minuti të Anadolu Agency:

01:55 – Hidhet bombë në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM). Si pasojë e bombës së hedhur drejt Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) u lënduan disa nëpunës policorë dhe punonjës të kuvendit, ndërsa janë thyer xhamat e hollit të këtij institucioni.

01:49 – Kryekëshilltari i Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT) Nuh Yilmaz: “Grushti i shtetit u zmbraps.”
01:43 – Gjeneral Koloneli i Gardës së Tretë Ushtarake Öztürk, në lidhje me tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste FETO në Stamboll dhe Ankara, tha se “Personeli të kthehet menjëherë në shtabet ushtarake.”

01: 21 Filloi arrestimi i ushtarëve pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste FETO/PDY, të cilët tentuan të organizojnë grusht shteti. Ndërkohë populli i cili është mbledhur pranë TRT-së i ka kapur dhe po i dorëzon në polici ushtarët që tentuan të organizojnë grusht shteti.

01: 21 – Kryeministri Yildirim, në deklaratën në llogarinë e tij në Twitter u shpreh: “Askush të mos shqetësohet. Jemi në krye të detyrës. Ne na ka sjellë populli dhe forca e vetme që mund të na largojë është vetë populli. Disa protagonistë të kësaj tentative janë kapur. U morën hapat e duhur.”

01:17 – Katër ushtarët që tentuan ta uzurpojnë TRT-në, prej të cilëve njëri i gradës së lartë, u neutralizuan nga qytetarët dhe policia.

01:16 – Që prej orës 22:00 të mbrëmjes së sotme në Turqi është duke ndodhur një grusht shteti. Por, tanimë policia turke ka filluar arrestimin e ushtarëve turk që kanë marr…

01:14 – Sipas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme, mësohet se si pasojë e sulmit ajror të realizuar ndaj Drejtorisë së Operacioneve Speciale në Golbasi nga pjesëtarët e organizatës terroriste separatiste FETO që ndërmorën tentativë për grusht shteti, 17 policë janë vrarë, raporton Anadolu Agency.

01:13 – Avioni F-16 i Forcave Ajrore Turke rrëzoi helikopterin Skorsky i cili ndodhej në duart e atyre që u përpoqën për grusht shteti

0043: Populli ngrihet kundër kryengritjes ushtarake në Turqi

Populli ngrihet kundër kryengritjes ushtarake në Turqi. Qytetarët kanë vërshuar nëpër rrugët dhe sheshet në 81 qytete për ta kundërshtuar kryengritjen ushtarake në Stamboll dhe Ankara. Në disa qytete, qytetarët janë ngjitur mbi tanke. Shumë tanke janë tërhequr prapa drejt njësiteve.

01:04 – Ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale Soylu: “Për momentin jemi në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM). Askush të mos shqetësohet. Qeveria është në krye të detyrës. TBMM është në krye të detyrës. Presidenti dhe Kryeministri ynë janë në krye të detyrës.

01:02 – Komandanti i Forcave Speciale të Ushtrisë së Turqisë, Gjeneral Zekai Aksakallı në lidhje me tentativën e organizatës terroristë FETO, për kryengritje në Stamboll dhe Ankara tha: “Kusarët nuk do të mund të jenë të suksesshëm.”

00: 16 -“Nuk ka hapësirë për shqetësim, po i marrim masat e duhura”

Gjenerali i Komandës së Parë Ushtarake Umit Dundar: “Që nga momenti kur filluan këto ngjarje u takuam me prefektin tonë dhe u fokusuam në Stamboll. Po punojmë për zgjidhjen e problemit këtu. Përfaqësojnë një grup brenda Komandës së Parë Ushtarake. Nuk ka hapësirë për shqetësim. Së bashku me njësitet tjera që nuk u janë bashkangjitur këtyre dhe që për momentin janë brenda zinxhirit të komandës po i marrim masat e duhura”

00:10 – Sulmohen ndërtesat operative të TURKSAT në Golbasi me helikopterë

Me ndalimin e transmetimit televiziv nga TURKSAT pas komunikatës jolegjitime në TRT, sulmuesit që tentuan kryengritje ushtarake sulmuan ndërtesat operative të TURKSAT në Golbasi me helikopterë. Në kampus gjenden shumë civilë.

00:08 (16.07.20165) qytetarë janë nisur në drejtim të Kompleksit Presidencial
U dëgjuan të shtëna armësh në rrethinën e Kompleksit Presidencial në Bashtepe në Ankara. U konstatua hapje zjarri nga helikopterët ushtarakë. Gjithashtu është konstatuar se shumë qytetarë janë nisur në drejtim të Kompleksit Presidencial

23:44 – Erdoğan reagon në lidhje me kryengritjen në Stamboll dhe Ankara
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me kryengritjen në Stamboll dhe Ankara tha: “Si Presidenti i këtij vendi dua të them diçka hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. I ftoj të gjithë qytetarët e kësaj Republike të dalin në sheshe dhe rrugë dhe të qëndrojmë dorë për dore në këto sheshe duke ju dhënë mësimin e duhur atyre që kanë tentuar një gjë të tillë.”

23: 34 – Presidenti i Turqisë, Erdogan: “Ky operacion kundër vullnetit të popullit, qofshin këta grup brenda Forca të Armatosura, apo edhe pakicë, do të marrin përgjigjen e duhur, në kuadër të ligjeve dhe kushtetutës në fuqi”.

23:31 – Qytetarët në shumë komuna dhe qytete kryesisht në Erzurum, Malatya, Trabzon, Rize, Bayburt, Bolu, Sakarya, Adana dhe Konya kanë dalë në rrugë me qëllim për të treguar reagimet e tyre kundër përpjekjes ushtarake në Stamboll dhe Ankara. 

23: 24- Ministri i Drejtësisë i Turqisë Bozdağ: “Nuk ka qeveri që do t’ia mbathë. Që ta cenojnë demokracinë, duhet që të shkelin mbi trupat tanë dhe të na ekzekutojnë një nga një. Qeveria është në detyrë me tërë njësitet e saj. Do të bëhet gjithçka juridike që është e nevojshme kundër këtyre. Do të merret çdo masë”.

23:13 –  Qytetarë të cilët po reagojnë kundër kryengritjes ushtarake kanë filluar të dalin rrugëve në vende të ndryshme të Turqisë.

Presidenti Erdogan ka lëvizur drejt Aeroportit Ataturk. Në Stamboll vërehet një numër i madh i qytetarëve të cilët shkojnë në drejtim të aeroportit.
23: 04 – Burimet e sigurisë: “Kryengritja ushtarake po tentohet nga një grup oficerësh anëtarë të Organizatës Terroriste Fetullah/Struktura e Shtetit Paralel (FETO/PDY) të infiltruar brenda ushtrisë.
22:44 – Burime të besueshme bënë të ditur se Kryegjenerali Hulusi Askar është marrë peng nga një grup ushtarak që u përpoq të realizojë puç ushtarak.

22:15 – Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë, një grup brenda ushtrisë turke është munduar të bëjë revulucion brenda Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë.

—————————————————————————————————————–

Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ka thënë se ka pasur një tentim grushtetit.

Ai është paraqitur direkt në televizionin shtetëror duke thënë se disa individë në Ushtri kanë provuar ta marrin pushtetin me dhunë, por kanë dështuar në këtë përpjekje dhe për këtë “do të paguajnë shtrenjtë”.

Kreyeministri turk ndër të tjera ka thënë: ‘’Kush është dhe me çfar synimi veprojnë do ta marrim vesh shumë shpejt. Populli jonë të qendrojë i qetë. Nuk do të lejojmë kurrë që demokracia të cenohet dhe të bëhëne veprime në këtë drejtim.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ në një deklaratë në lidhje me ngjarjet e fundit u shpreh:

“Prokuroria e Ankarasë dhe ajo e Stambollit ka nisur një hetim kundër kësaj kryengritjeje. Procesi në lidhje me këtë është futur në veprim. Forcat e sigurisë janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme. Në këtë pikë është e rëndësishme të theksojmë popullit tonë që jemi duke marrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të vazhdojë ti marrë ato.”

———————————————————————————————————

voen-udar-turcija

Cnby3FBXYAAMXHN

 

 download
170639979-655x356 (1)
auto_cxg1468615303
ushtria-620x330
ushtrria-turke-rruge Cnbr7HWXYAAHcEt

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button