Filmi franko- belg sjell Kanunin në DokuFest, luajnë edhe aktorë shqiptarë

Në këtë film të regjisores Sandra Fassio luajnë aktorët Kevin Azais, Arben Bajraktaraj, Louise Margouet, Anila Dervishi, Jehon Gorani dhe Alfons Avdylaj, shkruan KultPlus.

Me skenar dhe regji të Sandra Fassio, në kuadër të kategorisë së filmave ndërkombëtarë do të shfaqet filmi “Kanun”, film ky franko- belg, i cili është i kategorisë së metrazhit të shkurtë dhe zgjatë 27 minuta.

Filmi flet për Kanunin, kodi i trashëguar shqiptar, i pamëshirshëm. Neni 864 thotë: Do të merrni hak për vdekjen e një anëtari të familjes me vdekjen e vrasësit. Por neni 602 kërkon respektim dhe mbrojtje ndaj mysafirëve të shtëpisë, sikur të ishin të familjes.

Këtë mbrëmje, Adili do të përballet me paradoksin e këtyre ligjeve që ai i ka vëzhguar përgjithmonë. Me rolet e tyre në këtë film luajnë aktorët: Kevin Azais, Arben Bajraktaraj, Louise Margouet, Anila Dervishi, Jehon Gorani dhe Alfons Avdylaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button