Kosovë, debati rreth Demarkacionit më 3 gusht

Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot rreth kërkesës së grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionistë për diskutim për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi.

Debati do të mbahet më 3 gusht, transmeton koha.net.

Këtë për KTV e ka konfirmuar Aida Dërguti nga Vetëvendosje.
Ajo ë se ky debat, që do të mbahet më 3 gusht, do të ndihmojë në formësimin e qëndrimit të deputetëve ngase shumica e deputetëve nuk janë deklaruar nëse janë për apo kundër.

Seanca e rregullt e Kuvendit pritet të mbahet më 4 gusht
Dërguti ka shtuar se beson që marrëveshja për demarkacionin tashmë është e vdekur.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se debati në Kuvend për demarkacionin është i vonuar.

“Seancë plenare me 4 gusht do të ketë disa projektligje e disa raporte. Kemi marr vendim që me datën 3 gusht në sallën alternative të mbahet një lloj tryeze ku do të jenë deputetët nënshkrues, i hapur për të gjithë ku do të bisedohet për demarkacionin. Fillon në ora 10. Tryeza është e vonuar gjithsesi po ashtu edhe debati në Kuvend. Më mirë vonë se kurrë. E mira është se do të ndodhë”, ka thënë Veseli, raporton KTV.

Ai më tutje është shprehur se, “jemi në vazhdimësi të kontakteve të përbashkëta, por mendimet janë të ndryshme. Vendimmarrja në Kuvend do të jetë individuale. Qytetarët duhet të jenë të sigurt që do t’i mbrojmë interesat e tyre. Procedimi do të jetë shumë transparent nuk do të ketë asgjë befasi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button