Australia kërkon punëtorë, llojet e vizave që mund të merren

Ministria për Migrim dhe Kontroll të Kufirit e Australisë, ka përpiluar një listë të rë, ku paraqitet kërkesat për punëtorë në periudhën e viteve 2016/17.

Kjo listë është hyrë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti dhe shpjegon procedurat për aplikim të vizave australiane, transmeton lajmi.net.

Në këtë grup vlejnë vizat e punës:

– Vizat e qëndrimit të përhershëm për punëtorë të kualifikuar;

– Vizat e përkohshme – për një periudhë prej 4 vjetësh, përmes së cilës punëtorët kanë mundësi të punojnë në fusha të caktuara në mënyrë që pastaj të jenë në gjendje për të aplikuar për leje qëndrimi;

– Viza e përkohshme për të diplomuarit – që jetojnë dhe punojnë në Australi pas diplomimit.

Ndër profesionet që kërkohen janë menaxheri e projekti, inxhinier industrial, të agrobiznesit, inxhinier bio, arkitekt detar, pylltar, veterinar, mësues, mjekë, pediatër, neuroplog, rheumatolog, kirurg, infermiere, murator, marangoz, elektricist, punëtorë socialë dhe psikoterapisë./lajmi.net

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button