Sekretet e bukurisë së një brazilianeje

Ato i lakmojnë gjithmonë, jo vetëm për format trupore dhe ngjyrën por edhe për bukurinë e veçantë që kanë. Kur vjen fjala te industria e modelimit, janë disa shtete të cilat dallohen për numrin më të madh të bukurosheve që i kanë ofruar kësaj industrie. Brazili është një nga vendet që ka sjellë më së shumti modele gjatë viteve të fundit.Të bukura me disa sekrete të vogla bukurie.

Edhe pse natyra i bën të tilla, ato ndjekin ritualin e tyre të kujdesit, të bazuar në receta natyrale dhe përgatisin vetë maska ​me fruta e perime. Në këtë mënyrë qëndrojnë gjithmonë plot shkëlqim.

Para se të flenë përhapin në fytyrën e tyre vaj avokadoje dhe e lenë ta thithë lëkura gjatë gjithë natës.

Vaji i arrakokosit është produkt shumëpërdorimësh. E përdorin si maskë për majërat e flokëve, për heqjen e makeup-it ose si locion hidratues për trupin.

Dy javë para se të shkojnë në plazh konsumojnë në nivel të përditshëm lëng karrote, për shkak të përmbajtjes së karotinës. Kjo metodë përshpejton nxirrjen.

Vaji Babassu nga Amazona ushqen në thellësi lëkurën duke e lënë atë rrezatues dhe të hidratuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button