“Unioni Afrikan mund të shkëputet nga Gjykata Ndërkombëtare”

Kryediplomatja e Ruandës, Louise Mushikiwabo ka deklaruar se Unioni Afrikan mund të vendosë shkëputjen nga Gjykata Ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Mushikiwabo gjatë zhvillimit të mbledhjes përgatitore të Samitit të 27-të të Unionit Afrikan, ka thënë se zgjedhja e Izraelit si një vend vëzhgues në Unionin Afrikan nuk pritet të jetë në rendin e ditës.

Gjatë fjalës së saj ajo është shprehur se në këtë samit mund të dalë një vendim për shkëputjen e Unionit Afrikan nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Unioni Afrikan pritet të mblidhet në datat 17 – 18 korrik në kryeqytetin e Ruandës, Kigali. Në këtë samit pritet të diskutohen tema si ruajtja e të drejtave të grave dhe pakicave, lufta kundër terrorizmit, kriza politike në Burundi dhe aplikacioni ”Pasaporta Afrikane”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button