Maqedonia nesër në fazën e verdhë, të respektohen rekomandimet

­ Sipas paralajmërimit të meteo­alarmit nga Drejtria e Punëve Hidrometeorologjike, gjatë ditës së nesërme gjithë territori i vendit do të përfshihet me temperatura nga faza e verdhë alerte, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Qytetarët nga i tërë vendi, siç citohet, nevojitet që të respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë “mbrojtja nga ekspozimi direkt në diell, shmangia e qëndrimit në mjedis të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 18, mbajtja e veshjeve me ngjyra të hapura me materiale të lehta, konsumimi i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, ndërsa veçanërisht të kihet kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit.

Personave me sëmundje kronike u rekomandohet që rregullisht të marrin terpainë e dhënë. Informacionet për valët e nxehta distribuohen në faqen e internetiti www.toplotnibranovi.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button