Huliganët sulmojnë banorët e fshatit Llokë të Sarajit

Dhjetra persona të panjohur rreth orës 22 kanë sulmuar fshatin Llokë të Komunës së Sarajit, dhe kanë demoluar disa vetura dhe kamionë, njofton ALSAT M. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas banorëve sulmi është kryer nga huliganë maqedonas të cilët kanë sharë dhe ofenduar në baza etnike banorët shqiptarë të këtij fshati. 

Përderisa një grua ka përcjellur deri në portën e shtëpisë djalin e saj të mitur, paprimtas para derës i ishin shfaqur për rreth 60 huligan maqedonas, ku sipas banorëve të fshatit kanë bërtitur: Vdekje shqiptarëve. Në ato çaste ishin alaramuar burrat e këtij fshati dhe në ato çaste huliganët maqedonas ishin larguar me vrap.

Banorët kanë kërkuar masa urgjente për gjetjen e autorëve të sulmit, dhe kanë paralajmëruar se ata vetë do të organizohen për të mbrojtur pronat e tyre. Edhe kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati i ka bër thirrje organeve të rendit që të zbardhin sa më shpejtë këtë rast, me çka do të parandalohej përshkallëzimi i mëtejshëm i gjendjes. Në fshatin Llokë jetojnë rreth 100 familje, ndërsa incidente si ky i sotmi kanë ndodhur edhe më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button