Maqedoni: Humbja e milionave evropiane, panik në Qeveri

Të befasuar dhe të frikësuar – kështu mund të përshkruhet ndjenja e cila mbizotëron në “Ilindenska pa numër”, pas lajmit se Komisioni Evropian (KE) ka vendosur që ta bllokojë IPA ndihmën e pakthyeshme për Maqedoninë, thonë burimet e NOVATV-së, transmeton Portalb.

Të befasuar sepse nuk kanë pritur nga Brukseli që nga fjalë paralajmëruese KE-ja të kalojë në vepra.

Të frikësuar sepse pakënaqësia e KE-së nga papërgatitshmëria totale e institucioneve shtetërore për menaxhimin me këto mjete, mund të sjellë edhe deri te marrja e akreditimit qeverisës për shfrytëzimin e këtyre milionave evropiane.

Mes Shkupit dhe Brukselit janë shpeshtuar telefonatat – Qeveria ka kërkuar garancë se akreditimi nuk do t’i merret.

Planifikimi i keq dhe i papjekur për paratë evropiane ka bllokuar 110 milionë euro ndihmë evropiane për Maqedoninë. Kjo ndihmë Maqedonisë do të duhet t’i sjellë 664 milionë euro të pakthyeshme në periudhën prej 2014 deri në vitin 2017.

Ky akreditim, i fituar në vitin 2009, ka qenë shenjë se KE-ja ka fituar besueshmëri në aftësitë e autoriteteve të Maqedonisë që të udhëheqin me paratë evropiane.

Ajo do të thotë gjithashtu se Maqedonia ka krijuar struktura të përshtatshme dhe kuadër të trajnuar mirë të cilët do të mund të ballafaqohen me këtë punë komplekse. Dhe do të thotë që institucionet munden vetë t’i tërheqin, programojnë, harxhojnë dhe shfrytëzojnë fondet evropiane, transmeton Portalb.

Në dy deri tre vitet e para të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, njëra nga prioritetet e qeverisjes ishte mu fitimi i këtij akreditimi. Me këtë Qeveria ka mundur të lavdërohet se ka pranuar njohje nga Brukseli e cila do të thotë se pushteti mirë punon në përforcimin e institucioneve demokratike.

Megjithatë, me kalimin e kohës kjo përgatitshmëri e institucioneve shtetërore, e ndërtuar me vite, ngadalë – ngadalë është dobësuar dhe sot Brukseli përballet me programe keq të përgatitura, të cilët nuk janë të gatshëm për financim, strategji problematike dhe para se gjithash vullnet politik për harxhim efikas të parave evropiane.

Në të vërtetë nuk është hera e parë që KE i bllokon paratë për Maqedoninë. Por çdo vjet shuma e bllokuar rritet, ndërkaq paralajmërimet që vijnë nga Brukseli janë të shpeshta.

Në vitin 2014 për mbështetje të buxhetit janë bllokuar 4 milionë euro, në vitin 2015 është bërë fjalë për 21 milionë euro, ndërkaq në vitin 2016 kemi arritur deri në 27.1 milionë euro të bllokuara.

Këtë vit janë bllokuar 27.1 milionë euro, për mbështetje të buxhetit për vitin 2016. Qeveria nuk ka miratuar strategji për menaxhimin e mirë të financave publike, ndërkaq ajo ishte një ndër parakushtet për këto para.

NOVA ka shkruar se në vitin 2014 janë bllokuar 13 milionë euro për gjyqësorin. Në pamje të parë mund të vlerësohet se ato nuk janë shumë para, megjithatë nëse e dimë se buxheti i gjyqësorit të Maqedonisë arrin rreth 2 milionë denarë në vit, atëherë 13 milionë euro është shumë e madhe.

Përveç saj, Komisionit Evropian nuk e ka pranuar edhe  projektin e Maqedonisë për financim të projekteve strategjike për hekurudhën Shkup – Sofje prej 69 milionë euro. Arsyet e njëjta – strategji e keqe, planifikim i keq dhe mungesë e vullnetit politik. Ky projekt nuk është pjesë e IPA Fondeve, por bëhet fjalë për program regjional për projektet të cilat i prekin disa shtete, përcjellë Portalb.

Të rikujtojmë se revizorët evropian kanë ardhur në përfundim se problemi me shfrytëzimin e ndihmës evropian është te autoritetet të cilët nuk japin mbështetje aktive për shfrytëzimin efikas të parave evropiane.

“Autoritetet nacionale duhet të fokusohen në dy pikat kryesore: Luftën kundër korrupsionit dhe prokurimet publike. Për atë, i gjithë vendi duhet të ndërmerr detyrime serioze, shumë më të mëdha se të tanishmet. Dhe të kujtohet se kjo është mundësi për të pasur administratë publike të mirë”, tha anëtari i Gjykatës Evropiane të Revizorëve.

Çka i është dhënë detyrë Maqedonisë në maj të vitit 2016?

Në programin ekonomik nacional për këtë vit, të cilin Maqedonia e ka dorëzuar deri te KE, vendi jonë është detyruar për më shumë transparencë në buxhet, përforcim të planifikimit të buxhetit dhe miratimin e programit reformues të reformave me menaxhimin me financat publike. Maqedonia është pajtuar se investimeve publike duhet t’u jep prioritet në aspektin e transparencës, shpejtësisë dhe procesit efikas.

Për ta përforcuar stabilitetin financiar, pushteti është detyruar të krijojë strategji për lirimin nga kreditë e pafavorshme dhe nxitjen e përdorimit të valutës lokale në transaksionet financiare.

Qeveria është pajtuar gjithashtu se duhet të jetë më transparente gjatë miratimit të ligjeve dhe ta përforcojë pavarësinë e gjykatave. Më pas Qeveria, Brukselit i ka premtuar se do të miratojë masa me të cilat do t’i nxisë njerëzit të hyjnë në tregun e punës dhe se do ta përforcojë Entin për Punësim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button