MASH: Nota mesatare e maturës shtetërore për vitin shkollor 2015/2016 është 3,42

Këtë vit shkollor provimit të maturës shtetërore iu nënshtrua gjenerata e nëntë e nxënësve të cilët përfunduan arsimin e mesëm, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, i cili sot i prezentoi rezultatet e maturës. Ai theksoi se maturës shtetërore iu nënshtruan gjithsej 16.859 nxënës, prej të cilëve 8.729 arsimi – Gjimnaz, 7.866 arsim i mesëm profesional dhe 264 arsimi i mesëm për art.

“Rezultatet preliminare , të cilët janë edhe përfundimtare për të gjitha ata të cilët nuk do të parashtrojnë ankesë, do të publikohen sot në ora 12:00 në tabelat e shpalljeve në shkollë dhe në web faqen matura.gov.mk. Për nxënësit të cilët mendojnë se duhet të parashtrojnë ankesë, atë mund ta bëjnë përmes Komisionit për Maturë Shtetërore me 14 korrik 2016, nga ora 12 deri në ora 15. Rezultatet e ankesave do të publikohen më 20 korrik në shkollë” theksoi Lutfiu.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime, nota mesatare për arritjet e maturantëve për këtë vit është 3,42 dhe paraqet notë më të lartë në krahasim me vitin e kaluar shkollor ku suksesi mesatar ishte 3,37, tha Lutfiu.

Ministri përkujtoi të gjithë ata të cilët e humbën afatin e qershorit, mundësia tjetër për t’ju nënshtruar provimit është në muajin gusht, ndërsa paraqitja në shkollë zgjat prej 13 deri më 21 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button