Sonte në Suli Han ne 66­-vjetorin e Teatrit Shqiptar shfaqet shfaqja “Dashnori”

Sonte në kuadër të “Verës së Shkupit” në Fakultetin e arteve figurative ­ Suli Han, në ora 21:00 do të shfaqet shfaqja “Dashnori” e Harold Pinter. Në këtë datë, që është mjaft e rëndësishme për kulturën shqiptare, 66 vjet më parë është shfaqur komedia “Martesa” e Gogolit, e cila ka qenë shfaqja e parë në gjuhën shqipe në Shkup.

2

Shfaqja “Dashnori” është në regji të Besfort Idrizit, me skenografi të Enes Dearit, ndërsa luajnë aktorët Amernis Nokshiqi dhe Fisnik Zeqiri. “Dashnori” paraqet kontrastin mes raporteve familjare borgjeze dhe epshit seksual. Pinter e çon publikun të besojë që ekzistojnë tre personazhe në dramë: bashkëshortja (Amernis Jovanovska Nokshiqi), bashkëshorti (Fisnik Zeqiri) dhe dashnori. Por, zbulohet se dashnori i cili vjen në orët e pasdites është vet bashkëshorti i cili luan rolin e dashnorit.

Ai luan dashnorin për bashkëshorten e tij, ndërsa ajo luan laviren për të. Shfaqja trajton dëshirën për të ikur nga realiteti dhe pamundësinë për ta bërë këtë në ndonjë mënyrë tjetër pos duke u shtirë dhe duke luajtur karaktere/role të tjera në jetën private, madje në çastet më intime. “Dashnori” është shfaqje kamertale e fokusuar në lojën e aktorëve dhe gjendjen e personazheve të cilët i interpretojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button