Lëvizja BESA: Vizita e Viktoria Nuland në Shkup mesazh i mirë për vendin

“Ardhja e ndihmës-Sekretares së Departamentit të SHBA-ve, znj. Victoria Nuland, në Maqedoni për Lëvizjen BESA përbën lajmin më të rëndësishëm për zgjidhen e mundshme të krizës në vend. Derisa Maqedonia po e vuan këtë krizë për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm, vetëm zyrtarët amerikanë të këtij niveli mund të japin impulsin e duhur për tejkalimin e këtij ngërçi”, thonë nga Lëvizja Besa.

Për Lëvizjen BESA mesazh i rëndësishëm ishte edhe mbështetja që zyrtarja e lartë e SHBA-ve e shfaqi për Prokurorinë Speciale Publike, me çka edhe ne e rikonfirmuam qëndrimin tonë se kjo prokurori mund të jetë institucioni i vetëm që mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës.

“Gjithashtu në këtë mënyrë u dëshmua edhe qëndrimi se tejkalimi i kësaj krize para së gjithash duhet të realizohet me mjete juridike para se të vijnë në shprehje mjetet politike: pa marrë epilog juridik rastet e ngritura dhe ato që janë nën hetime nga PSP-ja, nuk mund të pritet që kjo krizë të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve ose marrëveshjeve që partitë pjesëmarrëse në bisedime nuk kanë gatishmëri t’i implementojnë. Prandaj BESA e përshëndet vizitën e znj. Nuland në Shkup dhe, përveç falënderimit për kujdesin që shfaq diplomacia amerikane për vendin tonë, është mirënjohëse edhe për faktin se – në kohën kur çifti VMRO-BDI shfaqin prirje drejt agjendave lindore, prania e saj në Shkup lë për të kuptuar se megjithatë SHBA-të vijojnë ta mbështesin kursin euro-atlantik të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button