OEMVP: Rebalanci dhe euro-obligacionet si dështime të Qeverisë VMRO-BDI

“Gjendja e turbullt politike dhe ekonomike në vend dita ditës po “kthjellohet” falë vërejtjeve eksplicite të komunitetit ndërkombëtar dhe largimit të institucioneve ndërkombëtare siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar si dhe huamarrjeve të reja, reagojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP).

Sipas tyre, “kthjellimi” më konkret dhe aktual ndodhi me vendimin e fundit të Bashkimit Evropian i cili po i merr të drejtën Maqedonisë që ti menaxhoj mjetet nga instrumentet para-aderuese (IPA) si rrezultat i bllokimit të funksionimit të institucioneve dhe në shenjë të humbjes së besimit ndaj tyre, dhe në të ardhmen të gjitha vendimet për të njejtat do të merren drejtëpërsëdrejti nga Brukseli.

“Për të vijuar më tej “kthjellimi” në të njejtën kohë u morr vendimi dhe për shkurtimin e 69 milion eurove të dedikuara për rikonstruimin e hekurudhave dhe korridorit 8, mirëpo Qeveria me sa duket është e vendosur që ta çojë ekonominë buzë greminës duke u kredituar edhe me 650 milion euro që e bën broxhin publik të ngritet në 52% në raport me PBV”, shtojnë nga EMVP.

Ata shtojnë se Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në mënyrë konsekuente shprehte shqetësimet e saja  mbi situatën aktuale politike  dhe implikimet e saja në ekonominë e vendit,  mirëpo siç ndodh shpesh këto “alarmime” të OEMVP-së nuk u morrën në konsideratë nga aktorët politik në vend, por ja ku jemi tani në pozitë të shkurtimit të mjeteve të dedikuara për investime të njërës prej arterieve kryesore për qarkullim dhe njëherit të zhvillimit ekonomik,  korridorit 8 si korridor krucial për zhvillimin e barabartë rajonal të vendit. Kjo politikë e Qeverisë me çdo kusht dëshiron që ta arrijë nivelin e borxhit publik në nivel prej 60% në raport me PBV por duke mos marrë parasysh se për çfarë arsye kreditohet, gjegjësisht për çfarë do të shfrytëzojë këto mjete.

“Alarmante është edhe rritja e borxhit, ku neve, brenda 7 vite e gjysëm kemi huazuar afër 2 milijard euro, pothujase 65% të buxhetit aktual, ose mesatarisht 300 milion në vit duke ja shtuar edhe deficitin vjetor prej 282 milion. Ky fakt, tregon se ne kemi zbrazëtirë financiare prej 580 milion eurove në vit ose 25% të buxhetit duke përfshirë vetëm kreditimin përmes Euro-obligacioneve. Në bazë të këtij trendi, ne nëse nuk kemi rritje ekonomike konstante mbi 5% në vitet e ardhëshme, Maqedonia pas vitit 2020 mund të jetë në gjendjen e fqiut tonë jugor Greqisë, edhe atë me kusht që mos të kemi huamarrje të rreja, gjendje të cilën asnjëri nga ne nuk e kishim dashur të na ndodhë. Në fund, si përmbyllje e gjithë kësaj – po i kthehemi paksa rebalancit i cili është në procedurë parlamentare”, thonë nga OEMVP.

Për të dëshmuar më së miri që sipas OEMVP-së se kjo qeveri nuk ka prioritete zhvillimore, por e ka parasysh vetëm aspektin social dhe interesin e ngushtë politiko/partiak janë edhe propozim shkurtimet e linjave zhvillimore, vetëm për disa që mund ti cekim tani:

Të dhëna  dhe reagimi nga OEMVP:

Ministria e Transportit:

Investime në hekurudha, të planifikuara 2 miliardë e 200 milion – shkrutohen në 900 milion ose për 60%;

Investime në zonën ekonomike në VIZBEG (kanalizim dhe ujësjellës) të planifikuara 10 milion – shkurtohen në 0, ose shkurtim për 100%.

Investime në ujësjellës dhe kanalizim për komuna: të planifikuara 118 milion – shkurtohen në 62 milion ose për 48%

Ministria e punës dhe çështjeve sociale:

Nxitja e punësimit, të planifikuara 94 milion – shkurtohen ne 49 milion ose 55%

Agjencioni për investime të huaja:

Shkurtohet buxheti i kësaj agjensie për të gjitha kategoritë perveç kategorive të transportit, meditjeve  dhe promovimit ekonomik që ka rritje. Që nuk përkon me nivelin e investimeve të huaja të proejktuara për vitin 2016.

Zhvillimi ekonomik të planifikuara 4 miliardë e 400 milion – shkurtohen nl 2 miliardl e 800 milion ose për 36.51%

Zhvillimi i barabartë rajonal: të planifikuara 303 milion  – shkurtohet në 230 milion.

Me këtë rast, demantojmë Ministrin e Financave për kinse përkrahjej “bllanko” që Odat ja japin politikave që ajo ministri krijon. OEMVP, duke qenë partner konstruktiv i gjithë aktorëve që kanë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit, pranoi të takojë Ministrin e Financave, të shpreh brengat e anëtarsisë së saj dhe të ofrojë masa konkrete për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohet vendi.

OEMVP, përkrahje të parrezervë i jep vetëm “Platformës ekonomike” të saj të cilën jua ofron gjithë subjekteve politike, e jo praktikave të rritjes së borxhit të jashtëm publik apo trendit të harxhimeve jo produktive; OEMVP përkrah dhe stimulon zhvillimin e barabartë rajonal e jo qasjen selektive të qeverisë, që dukshëm ndikon në disparitetin ekonomik të vendit; OEMVP përkrah sipërmarrësinë e vendit si katalizator i zhvillimit ekonomik duke kërkuar trajtim të barabartë të investitorëve vendas me ata të huaj, atë që Qeveria aktuale nuk e ka bërë deri më tani. OEMVP kërkon zbatimin uniform të legjislacionit të vendit si kusht për shtetin e së drejtës e jo qasjen selektive të pushtetit për realizimin e obligimeve ndaj kompanive.

Për politikat e drejta dhe zhvillimore, jo vetëm Ministri i Financave, por çdo aktorë relevant politik, do të gjejë përkrahjen e OEMVP. Mirëpo konform misionit të saj, OEMVP do të ngel partner konstruktiv dhe kritikues i çdo devijimi nga përcaktimet e drejta për zhvillim ekonomik dhe social të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button