Matura 2016 apo Eksperimenti 2016?

Para disa ditësh u shpallën notat e fundit të provimeve të maturës shtetërore, të cilat përcaktojnë dhe fundin e gjimnazit për shumë maturantë. Kjo maturë nuk ka qënë si të tjerat pasi ka  patur paqartësi dhe shumë nga ne maturantët jemi akoma konfuzë lidhur me drejtimin që do i japim jetës tonë, e cila vjen si pasojë e paaftësisë të drejtuesve të ministrisë të arsimit apo edhe njerëzve të tjerë të cilët kanë lidhje,ku nuk kanë menduar për të ardhmen tonë, por thjesht po bëjnë një “eksperiment”  ku karremi është vetë jeta jonë. Në fillim problemet tona ishin me mënyrën se si do zhvilloheshin provimet e maturës, veçanërisht edhe për  lendën e  e anglishtes me zgjedhje,pasi këtë vit ishte risi. Por , për tu dhënë zgjidhje problemeve tona ,dolën  deklarata nga ministria ku na siguronin se kto provime do zhvilloheshin në mënyrë të rregullt, dhe se provimi i anglishtes do ishte një ndër më të bukurit, dhe pjesa e “listening” të këtij provimi do zhvillohej me kompjuter, për të mos shkaktuar probleme. Ktë gjë e besuam të gjithë deri në momentin që zhvilluam provimet. Për sa i përket administrimit, si gjithmonë,në disa vende kishte rregullt të fortë ndërsa në vende të tjera nxënësit kishin liri dhe mund të kopjonin shumë thjesht, ku dhe rezultatet e provimeve e vërtetojnë këtë gjë.  Ndërsa lidhur me provimin e anglishtes në shumë vende  nuk ndodhi  siç pritej. Për shkak të numrit të madh të nxënësve , ishte e pamundur ta dëgjoje shumë mirë pjesën e “listening”,e cila u zhvillua me magnetofon.  dhe ky ishte një faktor për uljen e notave të shumë maturantëvë. Por problem tjetër ishte edhe torturimi që patëm ne  maturantët në momentin e provimit të anglishtes ,pasi u desh shumë kohë për sistemimin dhe ndarjen e testeve,ndërkohë që të gjithë ishim të uritur dhe madje disa u detyruan të mbushnin ujë në banjo pasi ishte e pamundur të qëndroje aq gjatë pa ujë dhe bukë. Ata s’menduan fare për shëndetin tonë dhe treguan ndjenja jo njerëzore ku për ta ishte më e rëndësishme rezultati i këtij eksperimenti sesa gjendja jonë. Pra provimi nuk u realizua në oraret e përcaktuara, por me ndryshime të mëdha,por pas provimeve hallet nuk mbaruan. Shumë maturantë, nuk kishin marrë vlerësimin që meritonin , pasi duke i parë përgjigjet tek skema e vlerësimit ata meritonin më shumë. Kjo tregon paaftësinë e korrigjuesve, të cilët nuk janë treguar aspak profesionistë por kanë luajtur me fatin tonë. Pavarësisht këtyre mizorive,pas daljes së notave përfundimtare të të gjitha provimeve, gafat e ministrisë së arsimit nuk mbaruan. Si maturant që jam, unë hodha lëndë me zgjedhje anglisht të avancuar dhe qytetari, ku dhe mora notat përkatëse. Por duke hapur portalin E-Albania, rezultonte se kisha si lënde me zgjedhje histori ku dhe isha vlerësuar me notë. Gjithashtu edhe notat e lëndëve të tjera nuk përkonin me notat që isha vlerësuar normalisht. Por si mund të bëhën gafa të tilla,në një çast kritik për ne maturantët?

Pra nga ky fakt, shihet se po luhet keq me të ardhmen tonë, dhe sic duket të humburit nga ky “eksperiment” do jemi ne. Gjithashtu ne nuk mund të llogarisim as pikët që këmi fituar, për shkak se akoma nuk kemi ndonjë formulë të veçantë për përcaktimin e tyre. Koha po kalon shumë shpejt, dhe kto gjëra të rëndësishme për fitimin e degëve në universitet nuk po bëhen sepse s’kanë ardhur akoma udhëzimet e duhura.

Kjo peridhë që po kalojmë,është një ndër më të vështirat jo për shkak se smund tja dalim me  provimet, por se  s’mund të përballemi me këtë lojë që po na bëhet, pasi jemi të pafuqishëm dhe  s’kemi asnjë udhëzim zyrtar për hapat më tej, dhe koha nuk na premton. Njoftime të shumta jozyrtare po dalin, të cilat na bëjnë akoma më shumë konfuzë, dhe ministria nuk po reagon për ti ndaluar, por po “hesht” duke na lënë ne në këtë gjendje. Këtë vit, kjo maturë nuk mund të quhet “Matura 2016” por “Eksperimenti 2016”  ku rolin kryesor po e  luan  e ardhmja e maturantëve, dhe në anën tjetër “përcaktuesit e fatit” të cilët nuk po e vendosin siç duket këtë fat në bazë të ndonjë plani, por në bazë të ndonjë ëndrre. Fatkeqësisht ky është realiteti që të gjithë maturantët po përballen. Jemi në një udhëkryq, që po presim çdo të bëhet me ne. Shpresoj  që gjendja në të cilën ndodhemi, të përmirësohet,dhe njerëzit përgjegjës të kësaj gjendje,të ndërgjegjësohen dhe ti japin zgjidhje, dhe gjithashtu të mos na e djegin kot, për disa ëndrra ,punën tonë shumë vjeçare.

Tashmë nuk na ngelet gjë në dorë, veçse të heshtim, dhe më e rëndësishmja të besojme…Tw besojmw qw ky rrezik pwr ne tw mbarojw, dhe nw fund tw marrim atw qw meritojmw.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button