Facebook shënon rritje të përfitimeve vjetore

Sipas raportit të kompanisë për fitimet e arritura gjatë vitit 2013, Facebook ka arritur 7.87 miliardë dollarë të hyra, që paraqet një ngritje prej 55 për qind.

Raporti i fundit financiar i rrjetit social tregon se vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2013 u arritën 63 për qind e të gjitha fitimeve të vitit, që nëse i kthejmë në shifra, fitimi gjatë tremujorit të katërt ishte në vlerë prej 2.59 miliardë dollarë.

Në 12 muajt që përfundojnë më 31 dhjetor 2013 dhe pasi ishin marrë parasysh edhe kostot, Facebook kishte marrë 1.5 miliardë dollarë hyrje neto, që paraqet një ngritje nga 53 milionë dollarë sa i ishte në vitin 2012: kjo gjë vërtet paraqet një ndryshim të madh, por rrjeti social mori 1.5 miliardë dollarë në shpenzimet për IPO gjatë vitit 2012, prandaj edhe janë shifrat e ulëta. “Ishte një përfundim i shkëlqyer i vitit për Facebook-un,” tha Mark Zuckerberg gjatë vitit 2014, duke treguar për përfitimet e arritura gjatë tremujorit të fundit. “Ne jemi duke shikuar përpara për dekadën tonë të ardhshme dhe për të ndihmuar tërë botën.”

Tre muajt e fundit të vitit 2013 ishin të fuqishëm posaçërisht për rrjetin Facebook teksa përfitimet nga reklamimi kanë arritur një ngritje përgjatë niveleve të tyre të vitit 2012. Duke ofruar reklama për përdoruesit e rrjetit social, Facebook-ut iu mundësua që të ketë 2.34 miliardë dollarë fitime në tremujorin e fundit, që paraqet një ngritje prej 75 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga përfitimet nga reklamat, 53 për qind e tyre kanë ardhur nga reklamat mobile, që paraqet një ngritje në krahasim me 23 për qind të tyre gjatë vitit 2012. Mesatarisht, kompania ka tërhequr diku 1.23 miliardë përdorues aktivë mujorë, ndërsa 757 milionë përdorues të faqes ishin aktivë në faqe çdo ditë. Mesatarisht, 556 milionë përdorues ditorë e kanë përdorur faqen me pajisje mobile; 945 milionë njerëz i janë qasur faqes nga një pajisje mobile çdo muaj. Kjo nënkupton që përdoruesit më aktivë të faqes vijnë nga një pajisje mobile, duke përbërë kështu 76.8 për qind të të gjithë vizitorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button