Përfundon Samiti dyditor i NATO-s në Varshavë

Vendet anëtare të NATO-s gjatë takimit dy-ditor të mbajtur në Varshavë morën vendim që masat e posaçme të sigurisë të caktuara për Turqinë të zbatohen në tërësi, të jenë fleksibile në përputhje me zhvillimet e situatës dhe se në bazë të nevojës të mund të korrigjohen, raporton Anadolu Agency (AA).

Punimet e Samitit përfunduan në Poloni. Temat të cilat u diskutuan në Samit ishin rritja e pranisë ushtarake të Rusisë, lufta kundër terrorizmit, sulmet kibernetike, mbështetja e NATO-s në Afganistan dhe situata në Ukrainë.

Në fund të Samitit është publikuar deklarata në të cilën theksohet se NATO si nga lindja ashtu edhe nga jugu përballet me kërcënime dhe probleme të sigurisë.

U tha se burimi kryesor i jostabilitetit rajonal, duke përfshirë edhe aktivitetet ushtarake provokuese të Rusisë në territorin e NATO-s, me qëllim të arritjes së qëllimeve politike përmes forcës, kërcënimeve dhe qëndrimit atakues.

Në sigurinë e vendeve të NATO një ndikim të thellë ka situata e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Terrorizmi, sidomos aktivitetet e organizatës terroriste DAESH, kanë arritur përmasa të papara duke depërtuar edhe në territoret e aleatëve. Terrori ka krijuar kërcënim të drejtpërdrejtë për vendet anëtare të NATO-s dhe komunitetin ndërkombëtar.

Suksesi efikas kundër DAESH-it në Siri do të jetë i mundur vetëm me qeveri legjitime. Në Siri, ka nevojë për një tranzicion të vërtetë urgjent dhe politik.

Njëzëri u dënuan “sulmet barbare” të organizatës terroriste DAESH ndaj civilëve, veçanërisht ndaj minoriteteve etnike dhe fetare.

“Nëse rrezikohet siguria e vetëm një prej aleatëve tanë, ne nuk do të të përmbahemi nga të gjitha hapat e nevojshëm për të plotësuar mbrojtjen”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Në vjeshtë, në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, do të fluturojnë avionët AWACS në hapësirën ajrore ndërkombëtare, për të mbështetur shkëmbimin e informacioneve.

Gjithashtu u dënuan të gjitha format e dhunës të kryera nga forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe mbështetësve të tij kundër civilëve dhe strukturave civile.

“Dënojmë sulmet e kryera nga DAESH-i, Al-Nusra dhe grupe të tjera të shpallura si organizata terroriste nga OKB-ja”, thuhet më tej në deklaratë.

Përveç kësaj, regjimit sirian i është bërë thirrje që ti përmbahet vendimit të marrë nga Kombet e Bashkuara, si dhe të ndërmerren hapat e nevojshme për tranzicion politik në vend.

Poashtu u dënuan edhe “veprimet agresive” të Rusisë në Ukrainë, të cilat shkelin ligjet ndërkombëtare.

Në Afganistan është vazhduar misioni ushtarak i NATO-s, e cila deri në fund të vitit 2020, do ti jepet mbështetje financiare.

Përveç kësaj, është vërejtur se sulmet kibernetik paraqesin kërcënim për sigurinë e Aleancës dhe se janë po aq të dëmshme për komunitetin moderne sikur sulmet “tradicionale” dhe se është e nevojshme që të merren masa të caktuara për parandalimin e këtyre sulmeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button