“Qelia 2”, MPB publikon inicialet e personave të arrestuar dhe videon nga aksioni i sotëm policor

Ministria e Punëve të Brendshme sot e ka kryer një hetim gjithëpërfshirës nën emrin e koduar “Qelia 2”, me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër S.R. (26), B.S. (32), B.G. (23), E.U. (36), F.I. (31) – të gjithë nga Shkupi, dhe M.M. (38) nga Tetova dhe S.I. (27) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, gjegjësisht ose ai që ka ndihmuar në çfarëdo lloj mënyrë sipas nenit 394-a paragrafi 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Portalb.

MPB njoftoi se aksioni policor është realizuar në 6 shtëpi në Shkup dhe 1 në Tetovë.

“Inofrmacionet e MPB-së janë se këta persona kanë marrë pjesë në zonat luftarake në Siri dhe Irak dhe se pas mbarimit të angazhimit të tyre ata janë kthyer sërish në teritorrin e Maqedonisë. Të gjith të dyshirit janë shtetas të Maqedonisë në mosh prej 23 deri më 38 vjeç. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale për pjesëmarrje në “organizatat terorriste”, e dënuar sipas nenit 394 A të Kodit Penal”, tha Dejana Nedelkoviq, nga MPB.

Pas bastisjeve në shtëpitë dhe hapësira tjera, me urdhër të prokurorit, shtatë personave nga të cilët gjashtë në Shkup dhe një Tetovë, janë gjetur dhe siguruar katër persona (B.G., F.I., E.U. dhe B.S.), ndërkaq tre personat tjerë nuk janë të kapshëm për autoritetet.

Gjithashtu, gjatë bastisjeve që janë kryer në mëngjesin e sotëm, janë gjetur dhe janë marrë: pesë desktop kompjuterë, dy lap-top kompjuterë, 19 telefona celularë, nën sim-kartela, mbajtës për sim-kartelë, nëntë USB stik, 50 CD-ja, memori kartela, maska mbrojtëse, tre dokumente udhëtimi, bluzë me shkrimin arab “Shteti Islamik i përjetshëm”, dhe tjera dokumente të cilët do të jenë pjesë ekspertizës.

Të dhënat nga Prokuroria në lidhje me aksionin e sotëm

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot ka dhënë urdhër për zbatimin e hetimit për  7 persona – anëtarë të ISIS”, njoftojnë nga Prokuroria, transmeton Portalb.

Të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Organizim terrorist të nenit 394. Paragrafi 2 nga Kodi Penal”.

Në aksionin e sotëm të organizuar në orët e hershme të mëngjesit, janë arrestuar tre persona nga Shkupi dhe një person nga Tetova, sipas Prokurorisë, ish anëtarë të ISIS, përderisa 3 personat e tjerë nuk janë të kapshëm për autoritet

“Qelia 1”

25 mars të këtij viti, 5 nga 11 të akuzuarit e rastit “Qelia 1”, janë dënuar me nga 5 vjet burg, ndërkaq hoxha nga Çairi, Rexhep Memishi është dënuar me 7 vjet burg, për pjesëmarrje dhe organizim paraushtarak dhe rekrutim të shtetasve të Maqedonisë për të luftuar në Siri, në anën e “Shtetit Islamik”.

5 të dënuarit me nga 5 vjet burg janë: Fazli Sula, Muhamed Shehu, Sejfulla Edemovski, Ahmed Dardhishta dhe Resul Saiti. Sipas Gjykatës, këto 5 persona kanë marrë pjesë në logjistikë  dhe organizimin e ushtarëve për të luftuar në Siri.

"Qelia 1"
“Qelia 1”

18 maj të këtij viti, dënime me burg prej dy deri në 4,6 vite u shqiptoi Gjykata Penale edhe 5 të akuzuarve tjerë në rastin “Qelia1”. Sipas vendimit të Gjykatës, të gjithë janë fajtorë për veprën e njejtë penale, “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, fraksione paraushtarake ose parapolicore”, përcjellë Portalb.

I.F. mori dënim me burg prej 4,6 vite, A.A. 3,1 vit, E.R. katër vite, I.M. dhe S.S. nga dy vite burg.

Gjykata Themelore Shkupi 1, siç kumtoi, i shpalli fajtorë të gjithë pesë të akuzuarit siç edhe vetë ata, vullnetarisht, u prononcuan në sallën e gjykatës.

Përndryshe, aksioni “Qelia 1”, u realizua më 6 gusht të vitit të 2015. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button