Për zv/kryeministrin Ademi shkurtimet e fondeve nuk janë sanksione

Milionat e ndihmave evropiane që Maqedonia nuk do t’i merr, nuk janë sanksione për zëvendëskryeministrin Arbër Ademi, por shkurtim i fondeve.

Brukseli zyrtar ka ndërprerë dhjeta miliona euro në ndihma përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), shkaku i moszgjidhjes së krizës politike në vend.

Ademi, në cilësinë e koordinatorit nacional të fondeve IPA, në emisitonin “10 minuta” thotë se nga ky minus multi-milionësh, për 20.5 milion euro do të vuaj sektori i menaxhimit me financat publike dhe sektori i konkurrencës.

Sipas tij, janë hequr edhe 6.5 milion eurot e dedikuara për ballafaqim me krizën e emigrantëve.

“Gjithashtu, procesi i programimit i ekspozohet edhe rreziqeve të ndryshme, qoftë të karakterit politik, karakterit administrativ apo atij financiar. Si rezultat i këtyre rreziqeve, ne nuk kemi arritur që të bëjmë programimin e të gjitha, të cilat kanë qenë të planifikuara për vitin 2016”, u shpreh Arbër Ademi, zv. kryeministër për çështje evropiane.

Me marrjen e këtyre masave, ngritët pyetja për fatin e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Në këshillim i Bashkimit Evropian, respektivisht nga vendet anëtare që atëherë deri më sot, nuk është gjetur konsensus për marrjen e një vendimi, për hapjen e negociatave. Unë jam optimist dhe besoj se nuk do të vjen deri të humbja e rekomandimit”, shtoi Ademi.

Maqedonia qysh në vitin 2001 ka nënshkruar marrëveshjen e stabilizim-asocimit me BE-në.

4 vjet më pas ka marrë statusin e vendit kandidat nga Brukseli zyrtar.

Kurse, nga viti 2009 Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim të vazhdueshëm për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë.

Vetëm në vitin e fundit, Shkupi zyrtar ka përfituar 91.6 milion euro përmes fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button