Shumë para nga IPA fondet mbesin pa u shfrytëzuar, fajtore administrata

Maqedonia ngec seriozisht në shfrytëzimin e fondeve IPA. Nga 614 milion eurot e alokuara nga vitit 2007-2013, vendi ka arritur të shfrytëzojë vetëm 34%. Nga ana tjetër vërehet edhe një jo proporcion i theksuar në mjetet e destinuara për pesë komponentët. Pjesa më e madhe e parave janë të përqendruara në ndërtimin e institucioneve dhe bashkëpunimin ndërkufitar, ndërkaq një përqindje mjaft e vogël për zhvillimin rural dhe resurset njerëzore.

Ambasadori i BE-së Aivo Orav problemin e shikon tek mungesa e kapaciteteve administrative si në cilësi ashtu edhe në shifër.

“Një nga nevojat kryesore është reforma strukturore për përmirësimin e kapaciteteve administrative me qëllim të rritjes së nivelit të kontratave dhe pengimit të humbjes së fondeve siç ishte rasti i humbjes së 20 milion euro në vitin 2013. Sfidat me të cilat ballafaqohemi përfshijnë vështirësitë për të absorbuar paratë ku institucionet ballafaqohem me kuadër të limituar në aspekt të cilësisë dhe në disa raste të sasisë”, vlerëson ambasadori i BE-së, Aivo Orav.

Megjithatë për zv/kryeministrin për çështje Evropiane Fatmir Besimi edhe pse fotografia nuk është ideale, qeveria ka identifikuar problemet e ngecjes ndërkaq aktivitetet e ardhshme do t’i destinojë në 4 fusha.

 “Planifikimi strategjik dhe programimi, organizimi dhe procedurat në realizimin e IPA; koordinimi dhe komunikimi për IPA; përforcimi i kapaciteteve institucionale dhe kadrovike, trajnime etj.”, theksoi zv/kryeministri Fatmir Besimi.
Sipas numrit një të integrimeve qëllimi kryesor është që të bartet një sinjal deri në Bruksel se paratë evropiane që jepen për Maqedoninë paraqesin investim për Bashkimin Evropian.
BE ka paralajmëruar 600 milion euro për vitet 2014-2020. Megjithatë thithja e tyre sërish do të varët nga projektet konkurruese dhe gatishmëria e institucioneve për t’i fituar ato.

Lajme të ngjashme

Back to top button