Policia izraelite do të lejojë kolonët hebrenj të futen në Mesxhid-i Aksa

Policia izraelite ka njoftuar se do të lejojë hyrjen e kolonëve hebrenj që nga dita e diel në oborrin e Mesxhid-i Aksa-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të radios shtetërore ndalesa për hyrjen e tyre në ambientet e Mesxhid-i Aksa-së do të marrë fund ditën e diel.

Me hyrjen e policisë izraelite dhe kolonëve hebrenj me dhunë në ambientet e Mesxhid-i Aksa-së të paktën 40 palestinezë mbetën të plagosur. Pas ngjarjes Izraeli ndaloi hyrjen e kolonëve hebrenj dhe për jomuslimanët në Mesxhid-i Aksa për dhjetë ditët e fundit të Ramazanit dhe gjatë festës së Fitër Bajramit.

Herë pas here anëtarë të grupeve radikale të djathta dhe zyrtarë izraelitë, hyjnë në ambientet e Mesxhid-i Aksa-së duke shqetësuar fizikisht besimtarët dhe nxënësit në këtë xhami. Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve shpesh herë në ambientet e Mesxhid-i Aksa-së përjetohen trazira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button