Me lule kundër vandalizimit të xhamisë

Vetëm pak ditë pasi xhaminë, e cila gjendet në pjesën qendrore të Stokholmit vandalët nazist e përlyen me simbole naziste besimtarët i befasoi këndshëm një gjest dashamirës.

Në derën e xhamisë në Södermalm, ku më parë ishin kryqet naziste, gjetën buqeta me lule. 
Lulet nuk ishin të vetmet që besimtarët kishin gjetur. Në derë qëndronte një mesazh, ku shkruante: “Për çdo krim të urrejtjes është një lule. Sulmi mbi ju është sulm ndaj Suedisë. Ne jemi së bashku.” 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Suedisë, Omar Mustafa, fotot me lule të vendosura në derën e xhamisë i ka publikuar në Twitter. “Mirësia është më e mirë se urrejtje. Unë jam shumë i lumtur dhe plot shpresë”, thotë Mustafa.

Sipas mediave suedeze, cak i vandalëve nuk ishte xhamia. Raste të ngjashme të vandalizmit janë shënuar edhe në kishën Sofia, kapelën Hagsätra dhe kishën ortodokse etiopiane në Södermalm. Policia është duke i hetuar të gjitha këto raste.

Lajme të ngjashme

Back to top button