Gashi: Shamia nuk është obligim fetar- Ahmeti: Shamia është obligative te myslimanët

Ministri Dardan Gashi dhe deputeti Amir Ahmeti kanë polemizuar sa i përket bartjes së shamisë njoftojnë mediat kosovare.

Ministri ka thënë se Ramazani, shkuarja në Haxh dhe disa obligime tjera janë në fenë myslimane, por jo edhe bartja e shamisë.

Por, krejt ndryshe mendon deputeti i pavarur. Ai ka thënë se shamia është obligim fetar.

Ky deputet ka thënë se besimtarët shumicë në Kosovë po rrezikohen.

“Në Kosova po ndodh persekutim gradual duke i fyer besimtarët me terma radikal”, ka thënë Ahmeti, në Rubikon, të KTV’së.

“Vërtetoni në Bashkësinë Islame se shamia s’është obligim fetar, atëherë më unë s’do të shkruaj për këtë çështje”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Dardan Gashi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës i mbron të gjitha fetë dhe përkatësitë sociale të qytetarëve.

”Reagimi ka qenë i ashpër dhe shoqëria si e tillë duhet të reagoj ashpër kur denigrohet një komunitet apo individ”, ka thënë Gashi.

Dardan Gashi ka thënë se në Kosovë ka radikalizëm fetar në Kosovë.

”Radikalizmi qoftë politik, qoftë fetar manifestohet në forma të ndryshme”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se s’ka kurrfarë dhune fetare në Kosovë ndaj myslimanëve.

“Ka pasur asi që në emër të fesë të instalojnë radikalizmin…”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button