Fillojnë takimet letrare strugane

Rreth 60 autorë nga vendi dhe vendet e huaja do të marrin pjesë në manifestimin ndërkombëtar “Takimet strugane letrare”, që prej sot deri më 9 korrik do të mbahet në Strugë, Ohër dhe Vevçan.

Edicioni i sivjetshëm i gjashtë i kushtohet 155 vjetorit të botimit të Përmbledhjes së këngëve popullore maqedonase të vëllezërve Milladinovci.

Organizatorë të manifestimit janë Qendra kulturore “Bran” dhe Revia për letërsi “Branuvanje”- Strugë.

Manifestimi do të fillojë me Matinenë ndërkombëtare poetike në Burimet e Vevçanit, ku lexime poetike do të kenë poetët nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, BeH-ja, Polonia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Kroacia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button