Studentët bllokojnë përsëri Rektoratin

Edhe sot po vazhdon bllokimi i Rektoratit nga dhjetra studentë të cilët kanë thënë se pa iu realizuar kërkesat e tyre nuk do të ndalen.

Ata disa minuta para orës 8 kanë kaluar rrethojat e Rektoratit dhe me vrap janë afruar para hyrjes së tij, me ç’rast e kanë bllokuar atë.

Policë dhe persona të kompanisë private të sigurimit Rektoratit janë munduar të ndalin grupet e studentëve të cilët ishin ndarë në dy grupe, por ajo ishte e pamundur, transmeton indeksonline.

Për momentin studentët po vazhdojnë protestën dhe policia po qëndron aty, nuk ka ndonjë incident.

Lajme të ngjashme

Back to top button