Vrasjet e 21 janarit- Familjarët e Aleks Nikës i drejtohen Strasburgut

Familjarët e një prej viktimave të 21 Janarit , Aleks Nikës, i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut pasi akuzojnë autoritetet shqiptare për ndërhyrje politike dhe hetim të cunguar të çështjes.

Lajmin e bën të ditur Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative- BIRN që ka zbardhur ankesën drejtuar Gjykatës për të Drejtat e Njeriut.  Sipas BIRN, familjarët e Aleks Nikës akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm të kohës, Lulzim Basha për pengim të hetimeve, zhdukje të provave dhe mosekzekutim të vendimeve. Për këtë ata kërkojnë të verifikohen një seri shkeljes procedurale dhe materiale që sipas tyre janë shënuar gjatë hetimit të vrasjes së të afërmit të tyre nga autoritetet shqiptare.

Nga ana procedurale, ankuesit pretendojnë shkelje të Konventës për të Drejtat e Njeriut, lidhur me refuzimin e autoriteteve për t’i njohur ankuesve statusin e viktimës, refuzimin për t’i mbajtur ata të informuar për zhvillimet e hetimit dhe mundësinë e përfaqësimit në procesin penal ndërsa në aspektin material, sipas nenit 2 familjarët e viktimës i referohen dëmit material, jopasuror, të humbjes se jetës se babait të 2 vajzave dhe bashkëshortit.

Sipas BIRN familjarët e Nikës kërkojnë që ankimimi i tyre t’i bashkëngjitet dosjes tjetër që është regjistruar në Gjykatën e Strasburgut, nën emrin “Ana Veizi dhe të tjerë kundër  Shqipërisë” duke qenë se bëhet fjalë për të njejtën ngjarje dhe prova./Shqiperiaime.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button