Marmalatë shtëpie me shije pjeshke në kohë rekord, ja receta

Përbërësit:

1½ pjeshkë

700 gr. sheqer

440 gr. ujë

1 lugë kafeje lëng limoni

Përgatitja:

Zgjidhni pjeshkë të bëra, pastrojini dhe prijini në copa të vogla. Më pas vendosini në një tenxhere me ujë për të zierë, deri sa të fillojnë të shkrijnë. Në vazhdim mblidhni me një sitë tulin dhe vendoseni në nje tenxhere tjetër bashkë me sheqerin. Trazoni vazhdimisht me një lugë druri.

Vazhdoni zierjen në zjarr të fortë deri sa përbërësit të lidhen mirë me njëri-tjetrin. Shtoni lëngun e limonit dhe lereni në zjarr për pak minuta. Duke provuar, kur të kuptoni se është gati, hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet. Më pas vendoseni në vazo qelqi dhe: Ju bëftë mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button