Urimet e kreut politik në Maqedoni për festën e Fitër Bajramit

Liderë, funksionarë dhe partitë politike në Maqedoni kanë uruar të gjithë muslimanët për festën e Fitër Bajramit. Më poshtë u sjellim uratat e tyre.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti 

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit me dëshirat më të sinqerta për shëndet, mirëqenie dhe mbarësi në familjet tuaja”, thuhet në urimin e Ahmetit.Duke kujtuar se fryma e Fitër Bajramit është sakrifica, përkushtimi, solidariteti, bamirësia, uniteti dhe harmonia, ai në mesazhin e tij citon se  duhet të reflektojmë mbi keto vlera, mbi obligimet ndaj vetvetes dhe njëri- tjetrit si dhe rendësinë e të qenurit së bashku. T’i kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan që ne sot të jemi të lirë dhe të barabartë në trojet tonë.Paqja dhe mirësia qofshin mbi ju dhe familjet tuaja”, e përfundon urimin e tij lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Urim nga Rilindja Demokratike Kombëtare

Sot, i themi lamtumirë muajit të shënjtë të Ramazanit, duke mbajtur me veti kujtimet e fundit për iftaret e përbashkëta me familjarë dhe shokë, lutjet e përbashkëta, largim nga dëshirat tona të urisë dhe etjes gjatë këtyre ditëve të gjata dhe të nxehta, dhe durimit përkundër pengesave ditore, të gjitha këto për hirë të Plotëfuqishmit. Në këtë ditë të Fitër-Bajramit, kërkojmë nga i Plotëfuqishmi të pranojë agjërimin, lutjet, lëmoshën e dhënë dhe veprat tona të mira. Fitër-Bajrami është një ditë gëzimi që nuk lidhet me asnjë ndodhi historike apo ndërrim motmotesh. Rëndësia e saj është pastër shpirtërore. Është një ditë kur muslimanët anekënd botës i falënderohen të Plotëfuqishmit që u ka dhënë dëshirën, fuqinë, dhe qëndrueshmërinë të mbajnë agjërimin dhe të respektojnë urdhërat e Zotit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Kjo është një ditë kur ne duhet të vizitojmë familjarët tanë, farefisin, të përgëzojmë të varfërit dhe jetimët, dhe të rikujtojmë të dashurit tanë që nuk janë më në mesin tonë. Kjo është një ditë kur gëzimi dhe lumturia jonë bëhen një formë adhurimi ndaj të Plotëfuqishmit. Gëzohuni kësaj dite për çdo çast që e kaloni me familjarët, shokët, dhe popullin tuaj.

Urim nga Partia UNITETI

“Të gjithë besimtarëve mysliman ua uron Festën e Fitër Bajramit.Duke përcjellur Muajin e Bekuar të ramazanit, me shpresë që Zoti të na ketë pranuar lutjet, adhurimet dhe sakrificën, Ju urojmë ditën e shpërblimit, solidaritetit, unitetit vëllazëror dhe harmonisë shpirtërore. Të gjithë jemi të barabartë para krijuesit, le të mundohemi t’i largojmë edhe dallimet në mes nesh. Shëndet, mirëqenie dhe paqe në familjet tuaja.

Urimi nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi

Shfrytëzoj rastin që në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi.

Uroj që ky Bajram të jetë një rast për të shpalosur ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellët. Shpresoj që në këtë ditë të shënuar solidariteti, kujdesi për të farfërit dhe dashamirësia të bëhen pjesë e pandashme e juaja.

Urimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta

Fitër Bajrami përmbyll një muaj të agjërimit, adhurimit, sakrificës dhe mirësisë. Uroj që kjo ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes, të përcillet jo vetëm me urime dhe vizita, por edhe me vepra të mira. Në këtë ditë feste, uroj që të jeni të lumtur dhe të bashkuar me të dashurit tuaj, familjarët dhe miqtë, të festoni me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti. Në ermin tim personal, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emër të administratës komunale, ju uroj Festën e Madhe të Fitër Bajramit Paçi gjithmonë shëndet, begati, hare dhe mirëkuptim në familjet tuaja!

Presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov, me rastin e festës së madhe myslimane – Fitër Bairamin i dërgoi përshëndetje Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis ul-Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepit, anëtarëve të BFI-së dhe të gjithë qytetarëve myslimanë në vend.

“Pas agjërimit një-muajsh, lutje dhe maturi, myslimanët në vend ashtu si dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë përfaqëson urtësi, mirëkuptim dhe solidaritet, vlera të cilat së bashku i ndërtojmë për vite dhe të cilat janë themelet e shoqërisë sonë. Fitër Bairami është festë kur të varfërve iu kthehet me dashuri, mëshirë dhe drejtësi. Ditë kur familjet myslimane bashkohen me lutje dhe vizita të ndërsjella në mirëqenie dhe vëmendje, duke ia falur gabimet njëri-tjetrit”, shkruan në urimin e Ivanovit.

Urimi nga partia RDM

­ Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM) ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman në Republikën e Maqedonisë, dhe u dëshiron ta kalojnë me më të afërmit e tyre, në paqe, qetësi dhe dashuri.

Këto janë ditë të mirësisë dhe solidaritetit mes njerëzve, kur u zgjatet dora të afërmve, miqve, por edhe atyre që janë fatkeq dhe që kanë më pak. Le të jenë këto porosi udhërrëfyes edhe për marrëdhëniet e tona të tërësishme në shtet, të lidhemi dhe të respektohemi sa më shumë, që të ndërtojmë shoqëri sipas masës së njeriut.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për festën e madhe të Fitër Bajramit i dërgon urim kryetarit të Bashkësisë Islame, Reis ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi dhe qytetarëve të cilët e festojnë festën.

“Ua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit Juve, anëtarëve të bashkësisë fetare islame, qytetarëve të besimit islam dhe të gjithëve që e festojnë, në emrin tim dhe në emër të Lidhjes Socialdemokrate. Festat e shenjta, siç është edhe Fitër Bajrami, përmes forcës shpirtërore që e bartin dhe dashurisë, durimit, mirëkuptimit, diturisë që e nxisin, i ndihmojnë njeriut ta realizojë dëshirën dhe etjen e tij për një jetë të qetë dhe të lumtur. Njeriu është i qetë dhe i lumtur kur janë të qetë dhe të lumtur fëmijët e tij, prindërit e tij, familja e tij, miqtë e tij, fqinjët, bashkëqytetarët e tjerë. Për këtë arsye na janë të nevojshme këto vlera universale të çmuara. Ata e ngurtësojnë vullnetin e lirë me të cilin lindim dhe inkurajojnë ta zgjedhim rrugën e së vërtetës dhe drejtësisë. Kjo është rruga e drejtë ku kryqëzohen paqja individuale dhe kolektive.”-shkruan Zaev.

Urimi nga kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski dërgoi urim deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul Ulejma haxhi Sulejman efendi Rexhepi, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Me përfundimin e agjërimit në muajin e Shenjtë të Ramazanit për Ju, besimtarët janë orientuar drejt krijimit të veprave të mira dhe besimit se kjo është rruga e vetme e miqësisë, bashkimit dhe harmonisë. Festa e Fitër Bajramit le të ju japë inkurajim në këto momente për ta përforcuar familjen dhe t’i mbështetni besimet dhe kulturën e gjeneratave të reja.
Këto momente festive, theksohet në urim, janë një mundësi e mirë për shprehjen e respektimit reciprok dhe miqësisë midis njerëzve nga fetë e ndryshe, si dhe ta zgjojmë humanizmin dhe solidaritetin i cili është traditë shekullore.

am i bindur se edhe më tej do të vazhdojmë me sukses t’i përparojmë marrëdhëniet e ndërsjella, ta respektojmë diversitetin fetar dhe ta kujdesin tolerancën në Republikën e Maqedonisë. Ato janë udhëheqës drejt prosperitetit, një të ardhme të sigurt dhe mirëqenie të të gjithë qytetarëve në shtetin tonë. Edhe njëherë, Ju uroj festën e madhe dhe Ju uroj disponim të mirë festiv.

Urimi nga kryetarit të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski

Festa e Bajramit gjithmonë ka qenë mundësi t’i potencojmë vlerat të cilat i sjellin festat e mëdha dhe në përgjithësi vlerat të cilat janë temel i religjionit islam por edhe i religjioneve të tjera. Dashuria, ndihma, përkushtimi i Zotit dhe përmbajtja prej mendimeve të këqija janë vetëm një pjesë e vlerave të tilla nën frymën e  së cilave kaluan ditët e kaluara të agjërimit. Mirëqenia shpirtërore e festës së madhe edhe më tej le të jetë inspirim dhe udhëheqëse për progres dhe sukses në Familjet e juaja dhe në të gjitha fushat e jetës tuaj

Duke uruar për festën, Gruevski apelon për harmoni dhe bashkësi në të gjitha fushat të cilat janë me interes të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button