Modeli i ri i politizimit të të rinjëve nga mosha 15 vjeçare

Etja për fitore dhe pushtet çdo ditë e më shum rritet tek partitë politike shqiptare, ndërsa po të njejtat arrijnë të shfrytëzojnë çdo mekanizëm për të arritur deri tek fitorja. Ngaqë për shum vite partitë në pushtet zhgënjyen popullin dhe në përpikshmëri arritën që një mënyrë indirekte madje të tallen dhe të lozin me nevojat e popullisë. Kuptohet, që me faktorin njeri është e lehtë të manipulosh atëherë kur e gjenë në nevojë, tanimë të rinjtë në Maqedoni gjenden në nevojë për t’u marrë me dicka fitimprurëse që nënkuptohet puna.

Të rinjtë gjenden përpara migrenës, ndërsa rreth tyre sillen satelitët politik të cilët mundojnë që t’i rëmbejnë duke i nënshtuar në ushtarë partiak. Por, ndodh që shum të rinjtë për të mos privuar lirinë e tyre, nën presionin partik arrijnë me ngathtësi të migrojnë drejtë vendeve europiane, që tani e kanë të vështirë të mbizotërojnë dhe të ngelin të pangjyrosur nga ngjyrat e ndryshme partiake. Në gjendjen e depresionit dhe mllefshmërisë partitë politike, bëjnë garë se kush do arrijë më shumë të merr afër vetes me anë të premtimeve apo edhe me anë të premiove të ndryshme që kuptohet partitë që kanë të ardhura të mira apo të shëndrruara në një lloj agjencionesh për punsime. Disa nga ata arrijnë të jenë pronarë apo bashkveprues të ndonjë fakulteti privat, organizate apo ndonjë shoqate me të ardhura nga jashtë vendi. Ndryshe nga pushteti i cili punëson në administratë dhe nuk kryen obligim, që në mënyrë direkte nënshtron atë në ushtar partiak. Kështu që partitë me anë të nënshtrimit bëhen komandues të të rinjëve. Por tanimë pas kësaj metode ato kanë arritur të hartojnë një metodë, të cilën do kisha quajtur mizore për faktin se zhvillimi rinorë meriton motiv, tolerancë, përpjekje, shpresë dhe mbjellje e guximit dhe dashurisë për studim, ndryshe nga ajo që ju mendoni që tek të rinjtë të mbjellni pasionin dhe simpatinë për krerët partiak apo për pjestarët e ”lartë” të partive politike.

Tanimë parti të shumta politike të kapluar nga vala e nxehtësisë për pushtet fillojnë me metodën e tërheqjes të të rinjëve nga mosha pesëmbëdhjetë (15) vjecare në shoqata apo organizata rinore të cilat mbështeten dhe financohet nga parti të ndryshme politike. Koordinojnë në mënyrën e paqes dhe gjoja ndihmës por e njejta që mbrohet me prapavijë politike. Tmerrësisht mënyrë barbare, por që nuk kuptohet lehtë ngaqë politizimi ndodh në mënyrë indirekte. Është një dhimbje për ardhmërinë tonë atëherë kur kupton që në kohën e adoleshencës e nevojshme është që të rinjtë të edukohen dhe arsimohen në vazhdën e kulturës , arsimit europianë pra mbjellja e pavarsimit të vetes. Tanimë e vështirë për t’i bindur të rinjtë për të luftuar këtë metodë absurde, ngaqë disa u binden fjalorit manipulativ të personave që kanë marrë misionin për të politiziuar të rinjtë që nga mosha 15 vjeçare, ndërsa nga ana tjetër e ke të vështirë që të bindësh të rinjtë të cilët duke parë vuajtjet dhe dhimbjet nga shembujt e ndryshëm kanë krijuar bindjen të largohet dhe të migrojnë në vendet europiane për një të ardhme të pavarur. Për të mos gjenë i dirigjuar nga dikush tjetër. Nga ana tjetër kjo metodë ndihmohet edhe më shumë nga prindërit dhe rrethi i të rinjëve +15 vjeçarë ndaj të cilëve nuk ndahet kohë për t’i udhëzuar në rrugën e pavarsimit rinorë. Një metodë e cila do Zoti të mos realizohet plotësisht, ngaqë në të ardhmen e afërt do sjellë dëme të cilat rëndë do të menaxhohen dhe pengesa të ndryshme të cilat nuk do të arrijmë t’i tejkalojmë. Na mbetet obligim për të luftuar këtë lloj metode, ndërkohë dhe të shpresojmë që të mos kalojë me pasoja të shumta ngaqë e vështirë që më pastaj të kemi të rinjë që do kishin hapëruar drejt vizionit të tyre, pasiqë partitë politike minojnë zonat dhe bëhesh pengj i tyre. Përderisa ato do bëjnë luftë për politizim të të rinjëve, njëkohësisht do bëhet përpjekje për të mbrojtur të rinjë nga kjo metodë monstër dhe e dëmshme. Paqe dhe dashuri !

*Autori është koordinator i Unionit të nxënësve shqiptar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button