Gjykata Penale të jep dënimin e merituar

Vrasja në mënyrë mizore e vogëlushit Almirit na ka tronditur të gjithëve , padyshim se ky krim makabër i një krimineli ordiner, i cili ka qenë me precedent penal dhe i njohur nga organet e rendit dhe të sigurisë , duhet tani ta merr dënimin e merituar pasi qe kodi penal i RM parasheh për këtë vepër penale dënim prej së paku dhjetë vjet burgim ose burgimi të përjetshëm.

Mirëpo, duke i marrë parasysh te gjitha rrethanat si ato të rastit konkret edhe ato të jetës së tij të mëparshme pasi që ai ka evidentuar në evidencat penale, që në terminologjinë juridike këtë person e kualifikojnë si recidivist. Në qoftë se do ketë një gjykim të drejtë, objektiv dhe transparent, i pandehuri në fjalë do të duhet të dënohet me një dënim të madh, pasi që këtu nuk kemi vetëm një vepër penale; vrasje mizore (neni 123 p1 i kodit penal të RM), këtu ka bashkim të veprave penale (kur i pandehuri me një veprim ose disa veprime kryen më tepër vepra penale…neni 44 p1 i kodit penal të RM).

Ka ende për të shtuar, mirëpo unë shpresoj se të gjitha këto dhe shumëçka tjetër që është relevante duhet të merret parasysh në procedurën hetuese. Me rëndësi është të jepet dënimi i merituar nga ana e organeve kompetente që në këto raste është Gjykata penale Shkupi 1.

Gjithashtu, dua të potencoj se nesër do te jetë ditë proteste dhe nuk është morale të tentojë ndokush të përfitojë politikisht nga kjo tragjedi. Vetëm prindërve dhe familjes së Almirit është duke ju përvëluar shpirti. Prandaj e jona mbetet të mishërohemi e të solidarizohemi nesër me pjesëmarrje në protestë, të gjithë shqiptarët. Poashtu, lusim Zotin që kjo të jetë tragjedia e fundit dhe shqiptarët të unifikohen në çështjet që janë me interes për kombin tonë këtu në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button