Gjermania bën bilancin, 3 mungesa në gjysmëfinale

Pas eliminoi Italinë në cerekfinale të Europianit Gjermania nis të bëjë bilancin e problemeve për fazen gjysmëfinale. Sami Khedira që u detyrua të dilte nga fusha që në pjesën e parë për shkak të një problemi muskukor sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur aventurën e tij në Francë. Të gjitha mediat në gjermani raportojnë se dëmtimi i aduktorit në kofshën e majtë nuk mund ta lejojë të kthehet qoftë për finalen, sigurisht nëse Gjermania do të kualifikohet për sfidën që do të përcaktohë ekipin fitues të turneut.

Edhe Mario Gomez, i zëvedësuar gjatë lojës ndaj të kaltërve, është në dyshim për gjysmëfinalen, por të paktën stafi teknik beson së mund të jetë gati për finalen e 10 korrikut. Nje tjertër lojtar që ka shfaqur probleme fizike është Jerome Boateng, mirëpo për mbrojtësin e Bayernit bëhet fjalë vetëm për një lodhje muskulore, ndaj do të jetë i gatshëm për Low në ndeshjen e radhës.

Mungesë e sigurtë në mbrojtje është ajo e Mats Hummels, i cili u ndëshkuar me karton të verdhë, duke plotësuan numrin 2 që nuk e lejon të jetë në fushë në takimin pasardhës.

Duket qartë se Low duhet të bëjë tre ndryshime të detyrueshmë në formacion në sfidën gjysmëfinale, cka ia prish jo pak planet trajnerit të pancerave, transmeton supersport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button