Takimet e deputetëve të PD me ambasadorin Lu, reagon Paloka

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka komentuar sot takimet që Ambasadori Donald Lu ka nisur me deputetë të kësaj force parlamentare për Reformën në Drejtësi.

“Ambasadori edhe deputetët e PD janë të lirë të takojnë kë të duan. Nuk kam pse të bej lidhje si ajo që bëjnë mediat. Qëndrimi i PD i qartë, ne si grup jemi të vendosur që ti japim Shqipërisë një reformë drejtësie dhe institucione drejtësie që japin drejtësi, për këtë arsye këmbëngulim në rekomandimin 88 të Venecias qe nuk lejon që Rama të shtijë në dorë drejtësinë, në të kundërt çdo mënyrë tjetër së vepruari që do i jepte Ramës drejtësinë në dorë nuk e di çfarë logjike do të ndiqte”, shprehet Edi Paloka, transmeton Albeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button