Votuesit e diasporës përçajnë BDI-në

Ndryshe nga partia e tij e cila e ka quajtur çështje teknike zhvendosjen e diasporës në një listë të veçantë zgjedhore, deputeti i BDI-së RaÞz Aliti, nismën e tillë e vlerëson si shumë të dëmshëm për shqiptarët. Ai, thotë se një iniciativë të ngjashme me këtë të LSDM-së, e kishte ndërmarrë edhe VMRO-DPMNE-ja në vitin 2000. Sipas tij, qëllimi kryesor i dy partive maqedonase është që të shlyhen nga lista zgjedhore votuesit e diasporës, 80 për qind prej të cilëve janë shqiptarë, njofton ALSAT M.

Tema për evidentimin e votuesve të diasporës me yll dhe zhvendosja e tyre në listën zgjedhore si pjesë e veçantë sipas deputetit RaÞz Aliti ende nuk është diskutuar në parti. Ai, thotë se përfaqësuesit e BDI-së që kanë pranuar këtë kërkesë të LSDM-së në bisedimet për pastrimin e listës, duhet të japin sqarime para organeve partiake.

Ditë më parë, deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, tha kërkesa për evidentimin e votuesve të diasporës me yll është çështje teknike dhe u zotua se partia të cilës i takon, nuk do të lejojë që ata të shlyhen nga lista zgjedhore. Krahas zhvendosjes së rreth 176 mijë mërgimtarëve në një listë të veçantë zgjedhore, LSDM-ja është duke kontestuar edhe 42 mijë votues tjetër, pjesa dërrmuese e të cilëve thuhet se janë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button