Besimtarët muslimanë falën namazin e Natës së Kadrit

Në xhaminë Arasta në Çarshinë e Vjetër të Shkupit,me rastin e Natës së Kadrit u lexua mevlud. Besimtarët që drejtuan lutjet e tyre tek Krijuesi i tyre u shoqëruan edhe me ilahije dhe lexim të Kur’anit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në xhaminë ishin të pranishëm edhe ish-ministri i Shëndetësisë të Turqisë dhe zëvendëskryetari i AK Partisë Mehmet Muezzinoglu, kryetari i komunës së Bursës Recep Altepe, deputet nga Turqia, politikanët nga Maqedonia si dhe një numër i madh i besimtarëve. Ndërsa në xhaminë e Murat Pashës, besimtarët që nuk mund të gjenin vend brenda xhamisë, namazin e tyre e falën jashtë, në oborrin e xhamisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button