Horizonti i Profetit

Tendencat për ta shndërruar fenë në eufori, që ngjallë një emocion dhe të vendos në një tabor të caktuar, tanimë një kohë të gjatë janë evidente në shoqërinë shqiptare. Me këtë ritëm që ndiqet në gjithë nënqiellin shqiptar, feja ka humbur funksionalitetin dhe aspektin praktik të saj. Feja, që aktualisht promovohet, jo vetëm që nuk ka ofruar zgjidhje për problemet reale shoqërore, por ka kaluar në ngushëllim individual ose klanor, për të përfunduar si një gënjeshtër e madhe. Zhvendosja e heshtur e boshtit të fesë nga elementi i lartësimit dhe ngritjes për “mëkëmbësin’ në elemente arsyetimi të dështimeve të përbashkëta, ndër ne e ka rritur edhe rrezikun e braktisjes së botës së brendshme. Vrazhdësia e komunikimit, si dëshmi tipike e euforisë, mungesa e kohezionit me shoqëritë e tjera, vetë promovimi në petkun fetar, mungesa e kulturës fetare, etj., dëshmojnë për një shkëputje të komunikimit me qiellin.

Rënia e heshtur e brendësisë sonë, si pasojë e ndikimeve dhe përshtatjes ndaj sistemit të antivlerave dhe mekanizmave të masës, paraqet hapin e parë drejt ndryshimit të perceptimit kolektiv ndaj vlerës dhe bindjes. Humbja e kufirit mes brendësisë së lartë dhe frymës ngulfatëse shoqërore, e transformon individin në peng të zotave të rrejshëm.

Një tendencë tipike me rrethanat aktuale vërehet edhe në historinë e Ibrahimit a.s. Ndërtimi dhe konsensusi për zotat individualë, shndërrohet në një gënjeshtër kolektive, e cila përjashton çdokënd që bën thirrje për të menduar dhe për ta zhbërë këtë gjendje të ngulfatjes. Në rrethana të këtilla shikimi i vijës ndarëse mes qiellit të lartë dhe Tokës së gjerë ose frymëzimit të çiltër dhe idhujve të rrejshëm, kërkon një sens dhe vetedukim të brendshëm sistematik, që nuk lidhet me masën ose ligjërimin, por me përvojën individuale. Hapja e horizontit të Ibrahimit a.s. është një vizion, bindje dhe vendosmëri refuzimi për gjithë ata që dalin ose që përfundojnë në këtë horizont të perëndimit. Sot në shoqëritë tona vazhdimisht shfaqen individë (dhe grupacione), të cilët duke dashur që masën e gjerë ta drejtojnë në horizontin e njohjes, në mënyrë të pavetëdijshme marrin rolin e yjeve, Diellit dhe Hënës, për t’u bërë pengesa në hapjen e brendësisë dhe rezonimit të shëndoshë të masës. Ata, me interpretimin teknik dhe me trumbetimin se argumentet e tyre janë e drejta e vetme, e shndërrojnë veten në pengesa reale të arritjes së bindjes dhe përjetimit të plotë të afërsisë së Zotit. Përkundër rrjedhës dinamike që merr historia e Ibrahimit a.s. pas momentit të horizontit, në mesin tonë nga shikimi amator dhe i gjatë i “diellit’ dhe nga “mahnitja tallave” e bukurisë së “hënës dhe yjeve”, në rininë fetare ekziston një verbërim total dhe sjellje rutinore fetare, që me kohë ka humbur nga funksionaliteti i saj. Kjo rini me fe të abstraguar nga vlerat – koka dhe bindja – zemra, në asnjë moment nuk ka arritur që Tokën ta shikojë nga qielli dhe, si e tillë, ka dështuar që “Zotit t’i vijë me zemër të pastër”. Mungesa e pastërtisë së zemrës rinore dhe hedhje e shikimit me zbrazëti dëshmon për një mashtrim ose ngushëllim të vetvetes, ku roli dhe participimi individual ka qenë i zbrazët dhe nuk ka lindur nga nevoja e brendshme, por sërish faktor shtytës në këtë rrugëtim të horizontit tanimë të improvizuar kanë qenë trendet shoqërore të zotave të rrejshëm. Në këtë mënyrë fetaria dhe aktivitetet fetare i kanë mbyllur në vetvete ndjekësit e saj, që me ngulm presin ri-lindjen e trupave të perënduar. Të privuar nga përjetimi dhe ndjenja e thellë e të kuptuarit shpirtëror të gjërave, këta ndjekës krijojnë një univers statik, përsëritës, që nuk krijon mendim, ide dhe lëvizje në shoqëri. Ata me shikimin e ngurtësuar në qiell gëzohen, dëfrehen, kënaqen dhe vetëm aq!

Përkundër situatës sonë kolektive, horizonti dhe universi i Profetit është dinamik, sfidues dhe nxitës. Ibrahimi a.s., me vështrimin në qiell dhe me këmbët e tij në Tokë, vendos relacion mes kokës, zemrës dhe veprimit praktik. Koka parashtron pyetje, zemra përgjigjet dhe konfirmon, kurse trupi është i gatshëm për ta bartur këtë ide në rrafshin horizontal. Hapi i radhës i Ibrahimit a.s. është një komunikim nga Toka për te qielli, pyetja “Çfarë mendoni ju për Zotin e gjithësisë?”, flet për transformimin e vetëdijshëm të brendshëm hyjnor, i cili tanimë krijon standarde të reja dhe të larta, për të hapur tabu-tema të shoqëri, zgjidhjen e të cilave e ka vetëm ai. Akoma më tepër “shikimi i yjeve” (pas bindjes së plotë) nga Ibrahimi a.s., si vizion i lartë, njohjes së Zotit dhe shprehja se “unë jam i sëmurë”, si ngushtim i zemrës, është një refleksion i ndjenjave të thella, peshës dhe brengës së madhe për kalim në rrafshin e veprimit njerëzor. Në profil shohim një person, që e di lidhjen shkak-pasojë, ka bindje të plotë, e njeh mbretërinë e qiellit dhe të Tokës, hap tema të larta dhe ka brengë të thellë për krijimin e mekanizmave të veprimit shoqëror. Ndonëse koka dhe zemra e tij qëndrojnë në ekuilibër të plotë, ai është i vetëdijshëm se ngritja e njeriut deri në horizontin e njohjes dhe bindjes është mision i vështirë, por i mundur. Veprimtaria e Profetit niset nga qielli, për të përshkruar gjithë qelizat e trupit dhe për t’u bartur në vrazhdësinë e zotave të Tokës. Si pasojë e horizontit dinamik, Ibrahimi a.s. nuk kishte frikë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button