Parku i Kumanovës, pas Bajramit pritet të gjallërohet nga e qeshura e fëmijëve

Vetë pamja e disa qytetarëve që po pushonin nën hijen e një peme dhe të tjerëve që herë pas here kalonin duke ecur, vrapuar a ngasur biçikletë sikur dëshmon nevojën e popullatës për të pushuar në gjelbërim pas jetës dinamike të qytetit, nevojën për një park të mirëfilltë. Disa prej tyre hapën zemrën për Portalb.

“Kur kemi ardhur në 69-tën unë si fëmijë e dij këtë park, e mbaj në mend. Nuk ka qenë pikërisht kështu i rregulluar, por ka pasur park. Ka qenë i rrethuar, ka pasur roje, nuk i kanë lënë të hyjnë kafshët. Tani vijnë kafshët i kullosin. Kjo ka qenë me lule! Këtu ka pasur një derë! Tani nuk ka asgjë, në vend se të rregullohet!”-tha Ibush Ramadani, “Nuk kemi ku të pushojmë, as ulëse nuk ka as asgjë nuk ka. Fillon një punë, mbetet në gjysmë. Ja ne si të gjorë kemi mbetur! Vonë nuk është asnjëherë, por duhet të rregullohet si në tjera vende. Shko te maqedonasit poshtë, shikoje si është! Në krahasim me të, këtu asgjë nuk ka. Ky nuk i përngjan parkut!”

“Para se të shpërbëhet Jugosllavia ka pasur rregull, por prej atëherë në këtë rajon më nuk investohet”– u shpreh Ramadan Salihi, “Parku thahet por askush nuk interesohet, vetëm shiu e ujit. Poshtë te “Kej”-i së paku i ke 20 punëtorë që e mirëmbajnë parkun dhe bulevardin. Këtu 1 punëtor e ke vetëm. Këtu nuk ke as fëmijën ku e shëtit, nuk ka asnjë lloj rekreacioni!”

Parku i qytetit, Kumanovë

Parku i qytetit, Kumanovë

“Ka shumë pleq të cilët në mëngjes vijnë e shëtiten këtu, për to duhet të bëhet parku! Dy ulëse janë gjithsej, një atje më larg, një këtu në diell. Kë nevojë për ulëse, nuk qëndrohet në diell. Pemët janë mbjellur tani, po a duhet të ujiten?! Shiko, të gjitha janë tharë! As bari nuk kositet. Punë duhet shumë!”-deklaroi Sami Saliu, “Jetoj në lagjen më poshtë, çdo ditë kaloj këtej. E kaloj lumin për të shkuar në shtëpi… I kam pesë vajza. Kur shkojnë në shkollë, gjithmonë i përcjelli dhe i pres. Kam vuajtur me fëmijët, punën duhet ta lija t’i prisja fëmijët në 6 pasdite.”

Pas Festës së Bajramit do të hapet këndi i lodrave për fëmijë

“Këndin e lodrave për fëmijë po e ndërtojnë vetë personat privat, prej komunës kanë marrë leje vetëm. Fëmijët kanë marrë vesh dhe po e presin me gëzim.”-tha Ramadan Salihi. Ndërkohë që Ibush Ramadani shtoi “Ka nevojë të rregullohet. Jo në mënyrë humanitare të bëhet diçka, shteti duhet të investojë, komuna duhet t’i bëjë këto! Shteti duhet të investojë jo vetëm të japë leje, se ne kontribut i japim shtetit e komunës.”

Duke dashur të mbetet anonim, vëllau i investuesit pa bërë të ditur shumën e investuar, tha vetëm se vazhdimisht dalin shpenzime të reja dhe se do të investojnë aq sa të ketë nevojë. Punëtori që po e rregullonte vendin tha se atë punë do ta mbarojnë edhe për afër dy ditë tjera. Ndërsa miku i investitorit tha se pasi vendi të rregullohet, të gjitha lodrat do t’i montojnë për 1 ditë, kështu që pas Festës së Bajramit këndi i lodrave do të jetë i hapur për fëmijët.

Zenun Ismaili, këshilltar komunal i cili ka qenë në kontakt me donatorin dhe ka insistuar në nxejrrjen e lejes për ndërtimin e këndit të lodrave në park deklaroi për Portalb Ndriçimin është duke e bërë Ndërmarrja Komunale Parking me tender të rregullt. Ulëset dhe elementet tjera i vendos vetë komuna. Mbjelljen e fidaneve të reja e bën Ndermarrja Pastrim dhe Gjelbërim”. Këndin e lodrave do të jetë gati vikendin pas Bajramit është duke e bërë një donator anonim nga mërgata shqiptare, ndërsa unë personalisht kam nxjerrë lejet e nevojshme në komunë.

Në pyetjen: “A nuk ka pasur fonde komuna edhe per kendin e lodrave? Pra a nuk do të duhej që komuna të ndante nga buxheti i saj edhe për këtë çështje?” Ismaili tha: Po, ka pasur plan, por duke e ditur se si rrjedhin punët tek ne më mirë të bëhet tani se sa të presim. E dijmë sa shumë ka premtuar Kryetari i komunes. Shpresoj pjesën tjetër të parkut ta mbulojë komuna të tërën vetë dhe ka mjaftë hapsirë për të punuar në suaza të buxhetit prej 6 milion denarë të ndara nga komuna për këtë park. Besoj se është koha të vlerësojmë çdo iniciativë pozitivë para se të merremi me anët negative. Me rëndësi po bëhet diçka në parkun tonë.”

Parku i qytetit, Kumanovë

Afuzi: Janë mbjellur mbi 200 pemë, pas ndriçimit do të vendosen ulëse e do të mbjellen lule

“Deri tani mbi 200 trupa janë mbjellur gjithsej, prej vitit të kaluar deri tani. Dhe kanë filluar punimet për ndriçimin e parkut, kanë filluar punimet prej dje për këndin e lojërave të fëmijëve, është duke u bërë bazamenti. Është duke u punuar, por ende nuk është përfunduar” -deklaroi për Portalb Zëvendës drejtori i NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, Adrian Afuzi, “Janë mbjellur këto lloje të pemëve: çempersat përreth rrugës, kurse brenda frashër dhe brezë e bardhë. Janë pemë gjethrënëse, që mbjellen nëpër parqe dhe bëjnë hije të madhe.”

Parku i qytetit, Kumanovë

Parku i qytetit, Kumanovë

NP “Pastrim dhe Gjelbërim” është kompetente vetëm për pemët, lulet dhe mirëmbajtjen e parkut. Afuzi tregoi se për shkak të mungesës së ndriçimit ka ndodhur që qytetarët gjatë natës t’i vjedhin disa pemë, “I mbjellëm edhe disa tjera, por pas dy ditësh pamë që mungonin dy-tri. Edhe te parku i ‘Kejit’ vazhdimisht i vjedhin të njëjtat, sepse janë pemë të bukura dhe i mbjellin nëpër shtëpi” andaj e kanë ndërprerë mbjelljen e pemëve për të vazhduar në tetor, pasi njëherit dhe ka filluar vegjetacioni, “Prej tetorit vazhdojmë fazën e dytë të mbjelljes së drunjve tjerë përreth rrugës, që do të jenë dekorative në forma të ndryshme. Edhe  lule do të mbjellim, por e gjitha varet nga dy projektet që u vonuan derisa kaluan në Këshillim komunal: ndriçimi dhe ulëset, të cilat ne nuk i bëjmë por i bën komuna dhe ndërmarrja për ndriçim të parkingjeve të Kumanovës… Thanë se punimet për ndriçim do t’i përfundojnë për 30 ditë, kur filluan para 20 ditëve. Kanë pasur një defekt dhe e kanë ndërprerë punën, por bësoj se shpejtë do të kryhet kjo punë.”

“Këto pemë që i kemi mbjellur të gjitha kanë lulëzuar, kanë dhënë një lloj bukurie, por janë akoma të vogla e për tre- katër vite do të rriten dhe parku do ta merr pamjen që duhet ta ketë. Shpresojmë që vitin e ardhshëm ta ketë një pamje shumë të mirë, kur të përfundojnë të gjitha: ndriçimi, ulëset, pemët, lulet, uji. Këndi i lojërave veçmë është duke përfunduar, për një muaj kryhet.”-tha Afuzi, ndërsa i pyetur nëse do të ketë edhe fontana, ai shtoi “E kemi fontanën në mes, atë e shfrytëzojmë për ujitje, nuk e kemi ndërprerë ujin.”

Parku i qytetit, Kumanovë

Parku i qytetit, Kumanovë

Ndryshe, sipas Programës për Mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit në Kumanovë për vitin 2016 që mund ta gjeni këtu për mirëmbajtjen e Parkut të qytetit për këtë vit janë të planifikuara gjithsej 6 220 133 denarë, ndërkohë që për Parkun e Kejit 5 306 769 denarë./Portalb.mk

Parku i qytetit, Kumanovë

Parku i qytetit, Kumanovë

Parku i qytetit, Kumanovë

Parku i qytetit, Kumanovë

Parku i qytetit, Kumanovë

Parku i qytetit, Kumanovë

Parku i qytetit, Kumanovë

Parku i qytetit, Kumanovë

Parku i qytetit, Kumanovë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP