Çavushoglu: Turqia dhe Rusia duhet të ndërtojnë të ardhme të përbashkët

Turqia dhe Rusia duhet të shikojnë drejt së ardhmes dhe të mësojnë nga mësimet e së kaluarës, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu në një artikull të botuar të enjten në një gazetë ruse, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne mendojmë se populli turk dhe ai rus presin që ne të shikojmë përpara duke marrë mësime nga përvojat e kaluara. Dëshirë e jona e sinqertë është t’i përmbushim këto pritje, të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët dhe të bëjmë një fillim të ri”, tha Çavushoglu në artikullin e shkruar për gazetën “Kommersant”, duke përshkruar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Deklarata e ministrit Çavushoglu erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike të mërkurën dhe ranë dakord për normalizimin e marrëdhënieve.

Lidhjet midis dy vendeve janë tensionuar muajve të fundit, pasi Turqia rrëzoi një avion ushtarak rus që shkeli hapësirën ajrore turke në nëntor të vitit të kaluar.

Kryeministri rus Dmitry Medvedev të enjten tha se sanksionet ndaj Turqisë do të tërhiqen në përputhje me udhëzimet e presidentit Putin, ndërsa kufizimet ekonomike do të largohen gradualisht për ta parandaluar dëmtimin e mëtejshëm te prodhuesit rus. Ai shtoi se Rusia do të kërkojë garanci nga qeveria turke për të ofruar siguri për turistët rusë.

Çavushoglu tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë nuk do të bazohen në konkurrencë, por në miqësi dhe bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button