Departamenti i Shtetit: Maqedonia nuk lufton mjaftueshëm kundër tregtisë me njerëz

Maqedonia është radhitur një vend më posht në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër tregtisë me njerëz. Me krizën e madhe të emigrantëve gjatë vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016, Departamenti i Shtetit vlerëson se Maqedonia është burimi, vendi tranzit dhe destinacion për burra, gra dhe fëmijë të cilët janë të ekspozuar për tregti dhe për punë të detyrueshme.

Deri në krizën e emigratëve, Maqedonia ishte radhitur në grupin Tier 1 në raportin e SHBA-­së, ndërsa tani është e radhitur në Tier 2. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk i plotëson në tërësi standartet minimale për eliminimin e tregtisë me njerëz, por bënë orvatje të mëdha që t’i plotësojë. Fluksi i refugjatëve dhe emigrantëve ka paraqitur presion serioz ndaj resurseve të Qeverisë dhe kapaciteteve të saja që t’i mbrojë viktimat dhe ta pengojë tregtinë me njerëz”, shkruan në raportin e publikuar të enjten.

Në raport është theksuar se gjatë vitit 2015, Maqedonia e ka ndryshuar ligjin me qëllim që t’u mundësojë emigrantëve, të cilët kalojnë pëmes Greqisë ta vazhdojnë rrugën e tyre përderisa shpreshin qëllim të kërkojnë azil në Maqedoni. Por, me ashpërsimin e kontrolleve kufitare në veri të Maqedonisë, me çka autoritetet e Maqedonisë duhej të vendosin ndalesë për kalim të personave që nuk janë shtetas të Sirisë, Irakut dhe Afgansitanit, Departamenti i Shtetit ka vërejtur rritje të numrit të kontrabandave me njerëz në Maqedoni.

Gjatë vitti 2015 janë identifikuar 94 viktima potenciale të tregtisë me njerëz mes grupeve të emigrantëve, të cilët çdo ditë kalojnë nëpër Maqedoni, por këto raste nuk janë hulumtuar mjaftueshëm, dhe nuk janë vendosur kontrolle për identifikimin e viktimave të tregtisë me njerëz, shkruan në raport. Përveç krizës së emigrantëve, raporti vlerëson se fëmijët, veçanërisht të bashkësisë rome, edhe më tej janë viktima të punës së detyrueshme dhe të keqpërdorimit seksual përmes martesave të detyrueshme.

Viktima të huaja të tregtisë me njerëz në Maqedoni, para se gjithash për keqpërdorime seksuale, janë shpesh nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Rumania, Serbia dhe Ukraina. Qytetarët e Maqedonisë dhe shtetasit e huaj të cilët tranzitojnë nëpër Maqedoni janë keqpërdorur seksualisht ose janë detyruar për punë, para se gjithash në industrinë e ndërtimtarisë, në një numër të madh të shteteve evropiane. Shtatë tregtarë me njerëz janë dënuar në vitin 2015, ndërsa për shtatë të tjerë ka filluar procedura gjyqësore. Katër persona janë dënuar për martesë të detyrueshme. Tre policë janë nën hetime nga viti 2014, për përzierje në tregtinë me njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button